E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kemi gati programin, PS, forca e se ardhmes Qamil Xhani

Miratimi i programit politik ne kongres dhe ndryshimet ne statut, jane dy nga projekt me te cilat Partia Socialiste synon sukses ne zgjedhjet e ardhshme. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit Parlamentar Socialist, kreu i partise, Edi Rama, u shpreh se me keto dy projekte opozita shkon e sigurte drejt zgjedhjeve te ardhshme. "Kemi ne dore dy instrumente qe na duhen per te shkuar te sigurt drejt fitores se zgjedhjeve dhe per te bere me fitoren ndryshimin qe i kemi borxh Shqiperise. Do t'i japim shqiptareve nje program baze, plot vizion, ide, alternativa konkrete, te cilin do ta shtjellojme bashke me ta ne cdo qytet e ne cdo fshat, derisa ta persosim ne cdo detaj per te mireqeverisur Shqiperine, duke dale nga kriza dhe duke u ndare me ne fund nga politika e vjeter e se shkuares",- u shpreh Rama. Ai shtoi se fale nismave per projekte konkrete, opozita do te dije te beje diferencen me mazhorancen. Ndersa nje element tjeter te rendesishem, Rama ka quajtur edhe ndryshimet ne statutin e PS-se. Sipas tij, keto ndryshime do ta bejne partine me te hapur. "Bazuar ne te dyja produktet qe tanime jane gati, jam shume entuziast. Nga ana tjeter, do t'i japim socialisteve dhe progresisteve permes risive organizative, nje mundesi te re per ta energjizuar, hapur, forcuar Partine Socialiste, si nje parti te cdo shqiptari qe deshiron te behet pjese e ndryshimit te domosdoshem",- u shpreh dje Rama. Ne fjalen e tij para deputeteve te PS-se, Rama theksoi se propozimet e opozites per heqjen e taksave jane mirepritur nga publiku dhe shtoi se keto nisma duhet te behen realitet. "Do te vazhdojme ta ngreme zerin fort dhe do t'i shpjegojme me durim te mirat qe ka kjo politike e re me TVSH-ne, per xhepin e cdo familjeje te zakonshme shqiptare ne qytet apo ne fshat. Me keto masa radikale te domosdoshme, ulja e kostos se jeteses se familjeve te zakonshme do te jete shume e ndjeshme. Ne do ta bejme ate realitet sapo te vijme ne qeveri",- tha dje Rama. Ai u shpreh se kjo nisme duhet te vihet ne zbatim per t'u ardhur ne ndihme njerezve te zakonshem. "Nese qeveria sot vazhdon ta refuzoje marrjen e ketyre masave duke folur percart dhe duke genjyer gjithe kohen, per keto taksa hileqare qe ia merr nga xhepi cdo shqiptari qe ha buke, qe mbush nje gote qumesht, blen nje veze apo pi nje aspirine. Dua te sqaroj se keto qe propozojme s'kane asnje lidhje me akuzat dhe shpifjet e Saliut, i cili i refuzon, sepse nuk ia ndjen hic per Shqiperine qe jeton jashte oborrit te pushtetit tij",- tha Rama. Kreu i PS-se ka folur dhe per rendesine qe ka heqja e taksave per fermeret. Ndryshime qe, sipas tij, do te sjellin impakt direkt ne jeten e tyre dhe ne prodhimet bujqesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›