E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Marie Kraja", nje mision i suksesshem

"Ky festival eshte nje mundesi shume e mire per te zbuluar e njohur zera te rinj nga e gjithe bota",- eshte shprehur kryetari i jurise ne festivalin operistik nderkombetar "Marie Kraja", Luca Targeti, drejtori i Akademise se La Scala-s. "Niveli i artisteve pjesemarres ishte shume i mire. Me bene shume pershtypje kengetaret shqiptare. Eshte nje festival mjaft i arrire qe u jep mundesi kengetareve lirike per te vijuar mbare karrieren e tyre",- eshte shprehur, Cecilia Gasdia, nje tjeter anetare e kesaj jurie, me nje fame mbarekombetare ne tregun operistik. "Marie Kraja eshte kthyer ne nje tradite tashme, per te nxjerre cdo vit talente te mrekullueshem ne muziken lirike. Insistimi dhe pasioni qe Zana Cela ka per kete zhaner, do te beje qe ky festival te kete jetegjatesi",- eshte shprehur Inva Mula, e cila ka pasur rolin e presidentes se nderit ne jurine e festivalit. "Kjo mbremje, ky festival eshte i vecante per Tiranen, sepse na sjell ne vemendje artistet e medhenj, qe kane rritur e frymezuar gjenerata te tera me artin e tyre e qe i kane dhene kaq shume ketij vendi. Duke i kujtuar ata, ne vazhdojme traditen e bukur, mision i te cilit duket se eshte edhe ky festival. Ndaj, Bashkia e Tiranes do te luaje nje rol thelbesor ne vijimesine e kesaj ngjarje te rendesishme kulturore",- eshte shprehur kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ne momentin kur si presidenti i ketij festivali, eshte ngjitur ne skenen e Akademise se Arteve per t'i dorezuar cmimin e pare sopranos amerikane Sara Heaton.

***

Me vleresime, duartrokitje, emocione qe u shkaktuan jo vetem nga gara e 10 finalisteve, por edhe elementet spektakolare, eshte mbyllur dhe edicioni i 12-te i "Marie Krajes". Qe tashme ka dhe fituesit e saj te rinj. Sara Heaton, sopranoja amerikane eshte shpallur mbreme ne darke fituesja e cmimit te pare "Marie Kraja". Ka qene presidenti i ketij edicioni, kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ai, qe pasi ka ftuar krah tij ne skene dhe artisten e madhe Nina Mula, ka dorezuar kete cmim, ndersa te gjithe artistet dhe te pranishmit ne salle ishin ende nen efektin e atmosferes dhe emocioneve qe shkaktuan jo vetem gara, por edhe elementet e spektaklit qe finalizuan kete nate, ku u shpallen dhe disa fitues te tjere. Juria ka vleresuar si me te denjen per cmimin e dyte, sopranon braziliane Luciana Distante, ndersa per cmimin e trete Arjol Xhaferrin, (bass nga Shqiperia) dhe Lada Kysykovan (soprano nga Kazakistani). Ashtu sic ishte bere e ditur edhe me pare, e pranishme ne kete edicion, si presidente nderi e jurise, Inva Mula, ka dhene dy cmime ne emer te fondacionit qe drejton, "Hi Classic".

Ne nder te 80-vjetorit te nenes se saj, artistes se madhe, Nina Mula, te ciles producentja Zana Cela i kishte kushtuar dhe nje dokumentar ne kete finale, qe risolli edhe nje here ne vemendje vlerat dhe kontributin qe kjo kengetare ka dhene ne skenen shqiptare, e bija e saj vleresoi me cmimet "Nina Mula, shprese per te ardhmen", dy kengetareve te rinj shqiptare, tenorin Klodian Kacani dhe bassin Arjol Xhaferri, (i cili, sic e konfirmon drejtori i Akademise La Scala ka fituar te drejten edhe per te konkurruar ne kete Akademi).

***

Kur juria, e perbere nga emra te njohur nderkombetare (kryetar i jurise Luca Targeti, drejtori i Akademise se La Scala-s; presidente e jurise Inva Mula; anetare Cecilia Gasdia; Nancy Rhodes, drejtuese e Teatrit te ri te Operes se Nju Jorkut; Giovana Lomazi, zevendespresidente e Shoqates Lirike dhe Koncertore Italiane ASLICO me qender ne Milano; Curro Carreres, drejtor Artistik i Festivalit te Murcias; Danuza Luknisova, soliste e Teatrit te Operes se Sllovakise dhe Burhan Spahiu, nje nga pedagoget me te suksesshem te shkolles sone te kantos), eshte terhequr per te vendosur mbi cmimet " Marie Kraja ", mbremja ka vazhduar me spektaklin e saj. Nje moment i vecante i eshte kushtuar Inva Mules dhe suksesit te saj te fundit me shfaqjen "Fausti" ne Operan Nacionale te Parisit. Me pas, ne ekranin e madh eshte shfaqur nje dokumentar mbi jeten dhe vlerat e te madhes Marie Kraja. Ky rekuiem me rastin e 100-vjetorit te lindjes se saj, eshte finalizuar me nje performance interesante te kenges "Who wants to live forever", kenduar nga Frederik Ndoci dhe Semi Jaupaj. Etleva Golemi dhe Kastriot Tusha kane qene gjithashtu te ftuar per te sjelle te tjera performanca qe kane perfunduar ne momentin kur te gjithe kengetaret pjesemarres ne festival, kane kenduar nga nje kenge tradicionale te vendeve qe perfaqesonin ne konkurrim. Sic eshte bere zakon, kenga e fundit eshte ajo e vendit ku zhvillohet ky festival nderkombetar. "Ta dish" ishte melodia alla shqiptare qe mbylli hareshem, e sic e do zakoni, kete festival, qe tashme ka fituesit e saj te rinj, te cilet do ta percjellin edhe kete vit, anembane botes jehonen e "Marie Krajes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›