E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Po krijohet partia e aleancës së plehut Rozeta Rapushi

Per kryeministrin Sali Berisha, kthimi i ligjit per mbetjet ne Kuvend nga Presidenti Bamir Topi, u be teresisht per arsye politike dhe se anetaret e asaj, qe ai i quajti "Aleanca e Plehut", duan te nxjerrin vota nga plehu. "Nuk ka asgje me te pandershme, sesa te fillosh dy vjet para fushaten elektorale, per te krijuar partine e aleances se plehut. Parti ketu mund te krijosh mbi cdo lloj baze, mbi cdo koncept. Ky eshte vend i lire dhe s'ka asnje pengese. Por te katandisesh gjer te mbetjet, ky eshte mjerim, mjerim i madh politik",- reagoi dje kryeministri, ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Sipas tij, te gjithe ata qe flasin me patos kunder ligjit, bejne thirrje per vota. Por per Berishen, nese do te veprohet ne kete menyre, votat nuk do te merren kurre dhe pushteti nuk do t'u kthehet kurre, pasi ai i perket "plehut" te historise. "Pushtet me mashtrime dhe trillime, nuk do te mund t'u imponoje me. Ne qofte se ju keni probleme per mjedisin, urdheroni! Thoni cdo gje konkrete. Nese e keni hallin tek votat, aleanca e plehut eshte e shkuara. Shqiptaret do t'u permbahen te vertetave",- vijoi Berisha. Mbi debatet e shumta te zhvilluara per kete ligj, te kthyer nga presidenti ne Kuvend, kryeministri u ndal gjate per te sqaruar mbi permbajtjen e tij. Ai gjithashtu ftoi dhe shoqerine civile qe te jete pjese e kontrollit te zbatimit te ligjit, qe eshte hartuar me mbeshtetjen e Bashkimit Evropian. "Mbetjet urbane jane nje realitet per te gjitha vendet. Shqiperia eshte e detyruar qe, ne perputhje me standardet evropiane dhe ne interesin me te mire te qytetareve te saj, te kete nje qendrim ligjor, te percaktuar ne trajtimin dhe politiken e ketyre mbetjeve urbane. Per kete qellim, BE ka nje liste se cilat jane mbetjet e parrezikshme, te cilat ne teresine e tyre perdoren per riciklim, per industrine",- tha Berisha, duke informuar se ligji "Per menaxhimin e mbetjeve urbane", disiplinon nje situate jo te favorshme per qytetaret shqiptare deri tani. Sipas tij, importi i mbetjeve urbane eshte nje proces konstant i perditshem, i perjavshem, i permuajshem, gjate gjithe ketyre viteve, perfshi ketu edhe 8 vjet te qeverisjes socialiste. Berisha informoi se ky ligj nuk lejon ruajtje, as te metaleve, as te letres e te asnje prej tyre. "Nese importon, do t'i perpunosh ato dhe do t'i kthesh ne produktin per te cilin i ke importuar. Une e ftoj shoqerine civile te vezhgoje, te monitoroje, cdo vendim te kesaj qeverie per importin e tyre. Une e garantoj dhe jam shume i hapur per verejtjet e tyre, por une i garantoj se jam i gatshem t'i bej pjese te vendimmarrjes e konsultes se cdo vendimi, qe do te merren nga qeveria",- theksoi kryeministri. Ai theksoi se te gjithe ata, te cilet dyshimin e kane ne interesin me te mire te sigurise, le te behen pjese e kontrollit, duke shtuar se ky ligj detyron nje menaxhim ne standardet me te sigurta te mbetjeve urbane, detyron Shqiperine te plotesoje nje kerkese te marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, sepse e ka firmosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›