Shijak, plagosen me çifte babë e bir

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në qarkun e Durrësit. Babë e bir janë plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Shijak.
Ymer dhe Ajet Bajrami, përkatësisht 60 dhe 25 vjeç janë plagosur me çifte, ndërsa dyshohet se autori I ngjarjes është fqinji i tyre.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal mes babai dhe djalit dhe fqinjit të tyre, ku ku i fundit dyshohet se ka marrë çiften duke qëlluar drejt tyre duke i plagosur.
Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve ata janë plagosur në këmbë.
Ndërkohë një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin bregdetar të Durrësit ku një 35-vjeçar është ekzekutuar me armë në afërsi të godinës së Tatim- Taksave, e njohur si një nga zonat më të populluara të qytetit bregdetar.