Vermice - Merdar perurohen kilometrat e para

Në Kosovë u përurua te shtunen segmenti i parë i autostradës "Ibrahim Rugova", pjesë e Rrugës së Kombit. Ceremonia ka mbledhur së bashku në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, aty ku nisin edhe kilometrat e parë, presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga dhe dy kryeministrat Hashim Thaci dhe Sali Berisha.
Në fjalën e saj presidentja Jahjaga shprehu kënaqësinë për ndërtimin e rrugës, e cila bashkon popujt dhe shtetet, si dhe është funksion të zhvillimit ekonomik.
"Rruga Durrës-Prishtinë shkurton distancat dhe i krijon Kosovës afërsi me detin Adriatik e Jon.Përgjegjësia dhe përkushtimi i institucioneve, sakrifica e qytetarëve krijoi mundësinë për lidhjen e Kosovës me vendet evropiane. Falë kësaj rruge, popujt dhe vendet do të afrohen dhe do të bashkëpunojnë", tha Jahjaga.
Kryeministri Sali Berisha deklaron Ne kohen kur te tjeret po mbyllin kufijte e tyre, Kosova po i hap dhe po behet pjese shume e rendesishme e Europes
Eliot Engel
Senator amerikan se kjo rrugë bashkon shqiptarët dhe është realizim i idealeve të të parëve, që sakrifikuan për të bërë Shqipërinë e pavarur dhe Kosovën të lirë dhe të pavarur.
"Nderim burrit mendjendritur të idealit shqiptar profesor Ibrahim Rugovës. Kosova në më pak se tre vjet i dhuron qytetarëve të saj, kombit shqiptar, një kryevepër. Autostrada që ndërtohet është rruga e së ardhmes së Kosovës", tha Berisha.
Ndersa kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci deklaroi se kjo autostrade eshte realizim i endrres se kahershme.
"Kjo eshte autostrada e jetes se re, ne sherbim te te gjithe qytetareve, jo vetem te Shqiperise e Kosoves, por edhe te rajonit dhe Evropes. Ky eshte projekti i Kosoves se re, projekti qe i ka munguar Kosoves e rajonit. Ky eshte projekti me i madh dhe me modern ne historine tone, eshte civilizim dhe emancipim qe ndan boten e re nga e vjetra; ky eshte nje projekt i shekullit te ri, i lirise, pavaresise, projekti i evropianeve te rinj", tha Thaci.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe senatori amerikan Eliot Engel.
"Kjo rruge sic tha dhe Presidentja e sjell Kosoven ne zemer te Europes. Ne kohen kur te tjeret po mbyllin kufijte e tyre, Kosova po i hap dhe po behet pjese shume e rendesishme e Europes”, tha Engel.
Ndërsa ambasadori amerikan Dell u shpreh: "Mendoj se eshte gjeja e duhur qe kjo rruge te quhet Ibrahim Rugova, rruga e kombit, por shpresoj ta quani dhe Rruga e Shpreses”.
Kjo pjesë e autostradës që u perurua ka një gjatësi prej 38 kilometrash. Vlera e saj mësohet të jetë në 331 milionë euro. Me një gjerësi prej 28 metrash segmenti fillon në pikën kufitare të Vërmicës që lidh Kosoven me Shqiperinë dhe daljen e ka në Sllapuzhan të Suharekës, aty ku dhe lidhet me rrugen ekzistuese Prizren- Prishtinë.
Hapja e këtij segmenti shkurton distancat mes Prishtinës dhe Tiranës pasi shmang një pjesë të rrugës së vjetër ku shpejtësiae lejuar është shumë e vogël dhe ku ka shpesh ngarkesa në trafik. E gjithë autostrada Vermicë-Merdare do të ketë një gjatësi prej 102.8km. Shpejtesia e lejuar është 120km/ore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Busek: Të diskutohet ndarja e Kosovës
Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën juglindore, Erhard Busek ka deklaruar se për opsionin e ndarjes së Kosovës duhet të bisedohet “qosheve”, në mënyrë që mediat të mos bëjnë zhurmë. Kosovë, qetësi në veri
Në veri të Kosovës gjendja vazhdon të jetë e pandryshuar. Sipas zëdhënësit të policisë Besim Hoti, nata ka kaluar e qetë. Cooper, vizitë surprizë në Prishtinë
Ndërmjetësi i Bashkimit Europian, Robert Cooper ka zhvilluar një vizitë të befasishme ditën e premte në Prishtinë ku ka patur takime me politikanët shqiptarë të Kosovës, vecanërisht me kryenegociatoren e palës kosovare në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri. Prishtina pranon propozimin e refuzuar
Kosova ka pranuar një propozim që e pati refuzuar një muaj më parë. Propozimi parashikon që Kosova dhe Serbia të kenë pika të përbashkëta doganore në kufij, pa e detyruar Serbinë që të pranojë Kosovën si shtet. Nis gjyqi kundër Fatmir Limajt
Pas gati dy muaj arrest shtëpiak, deputeti kosovar Fatmir Limaj u paraqit në gjykatën e qarkut në Prishtinë të premten paradite. Po ashtu dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Por vdekja e dëshmitarit kyc të këtij procesi, Agim Zogaj bëri që avokati i zotit Limaj, Karim Khan të kërkonte shtyrjen e procesit për disa arsye.
Lajmet kryesore
Shkeljet e tetorit në Kuvend
Raporti "Unë votoj", problem me rregulloren dhe ligjet
Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit
TCH, anëtar në rrjetin europian
Cooper, vizitë surprizë në Prishtinë