E Diel, 1 Nëntor 2026

Helenizmi Ostracizem politik i Athines

1. Paradoksi Asimilues i Athines dhe Kuajt shqiptare me Veshoret e tyre

Me ben pershtypje jashtezakonisht te madhe qendrimi i kryetarit te PBDNJ-se Vangjel Dule i cili vazhdon te tregoje mediokritetin e vet qofte lidhur me origjinen e tij qofte me ate pro heleno-europiane. Gjithashtu me ben pershtypje se me paturpesine me te madhe hedh poshte ekzistencen e nje populli mjaft te lashte historik Camerise. Pikenisje e kesaj analize eshte shfaqja e tij ne TV Klan ku debaton me kundershtare mjaft ineficente gjithnje lidhur me debatin ksenofob apo incidentet etnike qe shfaqen here pas here ne vende te ndryshme territoriale sikurse jane ato greko-shqiptare. Konsideroj ineficente kundershtaret e dogmes Dule sepse asnjeri nga kundershtaret 8213 pavaresisht jetes se tyre librike dhe historike 8213 nuk e bindin me argumente historiko-shkencore kundershtarin apo audiencen e cila eshte mbartese e dezinformimit te vazhdueshem mediatik. Ky lloj dezinformim ndodh sepse pikerisht personat ne fjale nuk jane mjaftueshem te pajisur me argumente shkencore per te goditur mediokritetin e nje pasaniku te Athines nga Himara. Per kete arsye po i bej nje hyrje shfaqjes se kombit grek si fillim ne historine njerezore dhe pas kesaj do te citoj disa pasazhe te Aristotelit per te kuptuar se cilen politike ndjek Greqia ose me sakte Athina. Dhe se fundmi do tu bej nje perkufizim minoritareve greke ne Shqiperi. Nese dikush e lexon me vemendje kete tekst atehere do te kuptoje perse Dule bashke me banden e vet neoliberale e cila i sherben korpokracise helenike ne Shqiperi dhe kundershtaret e tij bien ne qorrsokak logjik.

Keshtu si fillim dua ti bej nje percaktim emerimit te nje sendi subjekti apo njeriu pra gjenezes emerore te tij. Dihet qe emrat njerezore i vendosin pararendesit tane te femijet e tyre pra eshte tjetri qe na quan disi. Ne te njejten menyre quhen edhe sendet subjektet apo popujt. Nuk mund te vetequhet dikush qe nga momenti qe nuk perben subjekt orientimi per dike tjeter por quhet nga tjetri sepse per tjetrin perben subjekt orientimi. Per shembull nese une si permetar dua te shkoj ne Janine me pare me duhet ti vendos emrin sepse me duhet qe tu them njerezve te tjere ose vetes sime se do shkoj diku dhe keshtu njeriu filloi ti quaje vendet qytetet etj. dhe ti trashegoje. Ne te njejten menyre emerimi Ellinas eshte shfaqur si fillim te banoret e Greqise Qendrore ne Ftias te Thesalise sipas Herodotit. Nderkohe Aristoteli si pasrendes i Herodotit kete emerim ia korrespondon fisit te grekeve ne Dodone te Janines ketu shfaqet si fillim emri grek. Pra eshte periudha kur shteti modern nuk njihej si nocion. Ne te njejten periudhe u shfaq edhe emerimi Pan-Ellines sipas Hesiodit. Kjo eshte periudha ku helenizmi shkelqeu. Por nuk shkelqeu ne te gjithe hapesiren e vet por ne disa pjese dhe qytete. Qendra e helenizmit ishte Athina. Athina me vone u kritikua ashper edhe nga Aristoteli kjo sepse ajo ndiqte nje rruge shoviniste per te trasheguar shkelqimin e saj. Madje vete Aleksandri biri i Princeshes se Moloseve fis ky referues per Aristotelin pergjate analizes se tij politike ku citon te mirat e kesaj mbreterie ne krahasim me mbreterite e tjera ndoqi nje rruge shoviniste per te gllaberuar qyteterime te tjera te asaj periudhe. Ne ate periudhe gjeografia ballkanike perbehej nga qytet-shtete ndaj edhe qytetet kishin emrat e tyre te cilet i trashegonin si pasoje ose fale rendesise qe i jepnin fqinjet qytetit te tyre per arsye orientimi. Me vone me shfaqjen e perandorive Romake e Bizantine greket u quajten edhe rome nga vete romaket kjo per arsye se ishin pjese perberese e Perandorise Romake. Pergjate Mesjetes helenizmi u venit dhe mbas clirimit te tyre nga Perandoria Otomane ne vitin 1821 clirim ky qe ishte kontribut i clirimtareve shqiptare sikurse ishin Bocari Griva Xhavella Picari Andhruco Kollokotroni etj. Greqia adaptoi po te njejtin emer pra Hellas. Pas kesaj periudhe filloi edhe shfaqja e iluminizmit helenik ne Greqi qe u shoqerua me grande republiken si koncept shtetformues. Eumlshte pikerisht kjo periudhe ku helenizmi filloi te asimilonte pjesen e Camerise me ngritjen e universitetit te pare ne Janine ate te Zosimese. Aty u shkolluan edhe shume rilindes shqiptare sikurse ishte Naim Frasheri. Qe nga ajo kohe ky territor ilir u asimilua gradualisht. Sot popullsia eshte e permbysur nese para 1821-shit shqipfolesit ishin mbi 70 kjo shifer eshte permbysur ne favor te greqishtes. Ne kete menyre filloi asimilimi gradual i Jugut te Shqiperise. Ky asimilim ndaloi pergjate periudhes diktatoriale ne Shqiperi nga faktore te ndryshem ku njeri nga keta faktore ishte njejtesimi i vlerave kombetare i shoqeruar nga nje quasi barazi sociale. Me hyrjen e vendit tone ne dogmen e re pra ate te neo-liberalizmit Greqia filloi serish asimilimin e saj me ngritje shkollash ne Korce Himare dhe vende te tjera ne brendesi te Shqiperise. Ky invazion asimilues eshte shoqeruar edhe nga konkurrentet e saj Turqia dhe Italia. Tashme Shqiperia eshte e shitur totalisht nga ana arsimore sepse ajo ka licencuar operimin e shume shkollave teknike ne territorin shqiptar me pasoja vdekjeprurese per ndergjegjen e popullit. Kjo eshte ne pak fjale historia e helenizmit. Por cna meson Aristoteli per shovinizmin e Athines

2. Ostracizmi Pjese e shovinizmit te Athines

Shovinizmi ka forma te ndryshme shfaqjesh. Nje nder to eshte ostracizmi. Po ceshte ostracizmi Ostracizem eshte nje mase e po te njejtit lloj i cili vepron duke nxjerre te paafte dhe duke ndaluar qytetarin me te spikatur. Pushtetet e medha bejne te njejten gje ne qytetet dhe kombet e tyre sikurse athiniotet bene te samiotet kioset dhe lesbiotet. Ata nuk e kishin kuptuar qysh heret perandorine e Athines dhe i poshteruan aleatet e tyre kunder marreveshjes. Gjithashtu Mbreti pers kishte shtrydhur pa ndalese medeset babilonet dhe kombe te tjere kur shpirti i tyre u perzje nga riperzgjedhja e madheshtise se meparshme te tyre.

Problemi eshte universal dhe shqeteson njesoj te gjitha llojet e qeverive te verteten dhe gjithashtu falsen prandaj megjithese forma te zvetenuara mund ta adaptojne kete politike per interesin e tyre ata qe kerkojne interesin e perbashket bejne po te njejten gje. E njejta gje mund te observohet tek arti dhe shkencat. Per kete arsye piktori nuk do lejoje nje kembe e cila megjithese e bukur nuk eshte ne perpjesetim me deshirat e tij as edhe ndertuesi i anijeve nuk do te lejoje bashin ose pjese te ndryshme te jene shume te medha as edhe mjeshtri i korit nuk do te lejoje ndonje qe kendon me fort ose me mire se te tjeret. Monarket gjithashtu mund te praktikojne shtrengim dhe te vazhdojne te jetojne ne harmoni me qytetet e tyre nese qeveria e tyre eshte ne interes te shtetit. Prandaj kur atje eshte nje fuqi pushtetare e pernjohur argumenti ne favor te ostracizmit eshte i bazuar mbi kete lloj te drejte politike. Do te ishte sigurisht me mire qe ligjvenesi qe ne fillim te rregulloje shtetin e tij qe mos te kete nevoje per nje ndreqje te tille. Por nese paraqitet nevoja gjeja e pare qe duhet te beje eshte te mundohet me qellim qe te ndreqe dallimin me ostracizem ose me masa te njejta. Principi sidoqofte nuk eshte aplikuar drejt ne shtete. Per kete arsye ne vend qe te kerkojne per te miren e Kushtetutes se tyre ata kane perdorur ostracizem per arsye fraksioniste. Eumlshte e vertete qe nen forma pushtetare te zvetenuara dhe nga pika e tyre e fusheshikimit nje mase e tille eshte e drejte dhe e pershtatshme por eshte gjithashtu e qarte qe nuk eshte absolutisht e drejte. Ne shtetet e perkryera do te kishte shume dyshime per perdorimin e tij jo kur zbatohet ne tejmasen e forces pasurise popullaritetit ose te tjera si keto por kur perdoret kundrejt dikujt qe eshte i paraspikatur ne virtyt mdash cfare duhet te bejme me kete njeri Njeriu i zakonshem nuk do te thote se nje njeri i tille duhet te perjashtohet ose debohet ne anen tjeter ai nuk duhet te jete nje subjekt - qe do te ishte sikur njeriu i zakonshem te rivendikonte te pushtetonte Zeusin duke ndare ofiqet e tij midis tyre. E vetmja alternative eshte qe te gjithe duhet me plot gaz ti binden ketij pushtetari sipas asaj qe duket se eshte radha e natyres dhe njerezit si ai duhet te jene mbreter ne shtetin e tyre per gjithe jeten... Theksi u shtua.

Sikurse shihet qarte nga analiza e Aristotelit ne ate periudhe shume ishuj dhe krahina ishin jashte distriktit te Athines por pavaresisht ketij fakti historik keto krahina ne kohe u asimiluan dhe tashme perbejne pjese te ostracizmit athiniot. Pra kemi nje ekspansion athiniot jo grek. Greket jane sipas Aristotelit populli i Dodones ose i Epirit te sotem pra fise ilire. Ne fakt po te shkoje dikush dhe te analizoje tekstet me te vjetra te historise sikurse jane ato te Herodotit aty do vereje se Herodoti shkruan nje gjuhe te perzier iliroko-helenike ose pellazgjike. Por ketu nuk na intereson shume gjuha se cila eshte me e vjeter apo me e re por na intereson politika ekspansioniste athinoite e cila me paturpesine me te madhe vazhdon ekspansionin e saj politiko-ekonomik ne dem te Shqiperise apo edhe me tej. Keshtu tashme ajo ka instrumentin me te mire ne duart e saj neoliberalizmin ose pushtimin e vendeve fqinje nepermjet korpokracise ku tashme ajo ka me shume se 8000 ndermarrje qe aktivizohen ne Ballkan nga te cilat me shume se 270 jane ne Shqiperi. Madje Greqia menaxhon edhe sistemin bankar nepermjet bankave te saj ku ne fakt ndersa ajo gllaberon Ballkanin ate e gllaberojne shtete me te medha sikurse eshte Gjermania. Pra kemi nje lloj korpokracie e cila eshte e llojit te meposhtem Peshkaqeni i madh ha te voglin per qellime ekspansioniste. Ne kete pazell ekspansionist pseudopatriotet shqiptare qellojne kembet jo koken sepse ndonese e dine shume mire se ekonomia jone strukturat tona institucionalo-politike arsimi dhe shume si keto menaxhohen nga politika e Athines ata vazhdojne te gjuajne Dulen i cili seshte tjeter vecse mbeshtetes i korpokracise athiniote. Bashke me Dulen jane edhe pseudo-patriotet shqiptare te cilet per fat te keq nuk shohin dhe nuk mund te kundrojne demet qe shkaktojne korporatat globale ne Shqiperi por i duartrokasin ato dhe here pas here bejne patriotin madje edhe nacionalistin. Por duket se Dule dhe kundershtaret e tij nuk jane shkolluar nga Aristoteli por nga Blair-i me gjithe shoket e tij te juntes globale. Keta pra jane mjeranet e kembeve dhe jo te kokes keta njerez i sherbejne mbreterise se korpokracise dhe jo demokracise. Keta jane te gjithe ostraciste disa me vetedije dhe disa pa vetedije kjo sepse jo te gjitha i shohin ne terren.

Keshtu nese Athina eshte ostraciste Dule duhet te jete ostracist pavaresisht mbiemrit te tij qe eshte dyrrokesh dhe ka origjine ilire ose te pakten nuk eshte mbiemer neogrek te cilet karakterizohen nga me shume se dy rrokje dhe nese Dule eshte himarjot atehere per fat te keq per te ai mbeshtet politiken e tradhtise ate qe mbeshteten te paret e tij pra tradhtine e gjuhes amtare e cila ka lindur perpara se Dule te lindte dhe qe Dule perton ta hulumtoje sepse me shume se asgje tjeter i intereson ofiqi mbreteror dhe ekspansionist i nje qyteti tjeter Athines. Personalisht jam produkt i shkollave athinase dhe kam ndjere pergjate 14 vjeteve ne kete vend se si diskriminimi dhe shovinizmi grek nuk lejon askend te pipetije rreth origjines se vet sepse bankieret multibilioneret dhe neokorpokracistet greke kane dhene urdher Asnje shqiptar nuk duhet te depertoje ne eliten greke per arsye se nese ndodh dicka e tille ata shqiptaret ta heqin koken. Prandaj nese duam me te vertete te eliminojme konfliktet etnike duhet te praktikojme demokracine dhe jo korpokracine ate demokraci qe Thales i coi Athines permes Heraklitus nga Aidini i Turqise se sotme. Te gjitha te tjerat jane gjepura te ostracisteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›