E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modeli i ri ekonomik jo ne dore te mafies

Ish-guvernatori Cani Nisma e BSH-se si tymnaje para zgjedhjeve por i ka kapacitetet

Ekspertet dhe akademiket e fushes se ekonomise ne teresi duken te ndare ne percaktimin e nje modeli te duhur ekonomik qe i nevojitet vendit per dhjetevjecaret e ardhshem. Nje pjese e konsiderueshme i qendron tezes per ndryshimin e modelit por ne fakt pa dhene nje orientim te duhur duke u mjaftuar me futjen e disa elementeve te rinj ndersa te tjeret perkrahin modelin aktual liberal dhe nese flitet per ndryshime sugjerojne hartimin e ndonje strategjie zhvillimi. Ndryshimi i modelit u diskutua per here te pare ne vitet 2002-2003 dhe pas 7 vjetesh po rikthehet si debat nga Banka e Shqiperise.

Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise Shkelqim Cani e gjykon nismen e hartimit te modelit te ri ekonomik si teper pozitiv por me pare duhen analizuar nje sere ceshtjesh ne menyre qe rezultatet te jene te duhurat dhe te nevojshme per nje te ardhme dhjeteravjecare. I pyetur nga Shqip Cani tregon se ekonomia shqiptare operon ne nje treg te lire prej 20 vitesh dhe ka konturet e ekonomive te vendeve europiane. Shqetesimi i tij mbetet ne faktin se strategjine per hartimin e modelit te ri duhet ta hartojne njerezit e duhur vizionare dhe jo barbare sic i quan ai te lidhur me boten e krimit dhe mafien. Lidhur me nismen e guvernatorit te BSH-se Cani veren se banka i ka te gjitha kapacitetet per te dale ne konkluzionet e nje modeli serioz pavaresisht se ka dyshime si levizje qe sjell tymnaje para zgjedhjeve per mandatin e ardhshem.

Zoti Cani cili eshte modeli ekonomik aktual dhe si funksionon ai

Ekonomia shqiptare ka dy dekada qe i perket familjes se madhe te sistemit te ekonomise se tregut. Brenda ketij sistemi historikisht por dhe aktualisht ne forme shume me te zbutur ka disa nenndarje ose ato qe quhen modele ekonomike. Nese me duhet ti qendroj strikt teorise ekonomia jone si ekonomi ne zhvillim ka konturet e simotrave europiane por ne dallim me ato keto konture jane te flashketa te papercaktuara qarte dhe ne jo pak raste te shemtuara. Shkurt eshte si nje skulpture ku jane dhene vetem format e saj te shprehura nga puna e shume ustallareve jo rralle te paafte dembele me dalta populizmi etj. Jemi me fat qe kemi nje vizion nje simbol qe kemi deshiren dhe mbeshtetjen e gjere te shtetasve shqiptare dhe per pasoje detyrimin e qeverise e te institucioneve te tjera te vendit aspiraten per te hyre ne bashkesine europiane.

Nese do te ishte e mundur cfare dhe si duhet ndryshuar

Per modelin e ri ekonomik kemi shume per te ndryshuar. Vizionareve jo barbareve tju ngarkojme detyren e skicimit dhe strategjive ne horizontin e 2-3 dhe deri 5 dekadave te ardhme. Barbareve ne te gjithe tju nderpresim praktikat e demshme deformuese te ekonomise me monopole kapje shteti bashkepunim me mafien e krimin e organizuar etj.

Nismat e reja kur kane orientim pozitiv duhet te kene edhe deshiren e mire. Promotoret dhe zbatuesit e tyre nuk mund te jene eunuke te mendimit partizane te kompromiseve pa parim dhe makiaveliste qe me cdo kusht duhet ta mbajne pushtetin e pamerituar per ta mjele.

Si e gjykoni nismen e guvernatorit te BSH-se per gjetjen e nje modeli te ri dhe pse kerkohet pikerisht tani

Le te pranojme qe eshte me mire vone se kurre. Uroj te kene ndonje synim serioz pasi te hyrat ne valute jane nje problem prej dy dekadash. Por deri me tani duket se dikush i sklerotizuar nga stafi i Bankes se Shqiperise ka nxjerre nga arkivat e ketij institucioni kerkesa te kahershme per ndreqje thelbesore te ekonomise sone konferenca te Bankes se Shqiperise ne vitet 2000-2003 i jane kushtuar kesaj ceshtjeje dhe i ka vene ne tavolinen e guvernatorit e te keshillit mbikeqyres. Te krijohet ideja qe kane dhe me pak se nje vit kohe te mbetur deri ne rizgjedhje dhe duhet te krijojne tymnaje. Nese e kane seriozisht i kane te gjitha mundesite qe ekspertet ne Banken e Shqiperise tju pergatisin nje skaner te qarte te gjendjes se ekonomise pra ku calon modeli apo strategjite e politikat por sidomos deformimet skandaloze ne praktike qe deri tani nuk kane guxuar ti analizojne e le me ti publikojne dhe mbi kete baze te tregojne qartesisht cili eshte modeli i ri per te cilin flasin ose vetem kane perfolur deri me tani. Eumlshte koha e ngutjes per veprim te matur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›