Helers: “Per revansh ndaj Shqiperise në Luksemburg”

Në kampin e Luksemburgut ende nuk po "tresin" humbjen 2-0 në Tiranë, sidomos padrejtësia, sipas tyre e golit të anuluar i ka lënë trajnerit një shije të hidhur. Trajneri Gi Helers e deklaroi këtë dhe në Tiranë, ku pohoi se barazimi 1-1 do të ishte më i drejti. "Unë dëshiroj të komplimentoj ekipin. Në bëmë një lojë të mirë dhe dhe treguam karakter edhe pas rezultatit 2-0. Ne patëm mundësinë e fundit për të shënuar me anë të Sagramolës. Fatkeqësisht shqiptarët e udhëhoqin takimin në një fazë kur ne ishim ekipi më i mirë dhe e vendosëm të zotëve të shtëpisë probleme të mëdha. Ne nuk u dorëzuam dhe shënuan. Sesi goli nuk u dha mbetet ende e paqartë për ne", citohet Helers nga gazeta luksemburgase "Wort".
Luskemburgu kërkon të shohë përpara në ndeshjen e së mërkurës me Shqipërinë. "Morali i ekipit pas një ndeshje të atillë ka rënë pak. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë gjithcka brenda nëj kohe të shkurtër dhe unë jam i bindur se në përballjen e ardhshme ne do të marrim një rezultat të mirë", thotë trajneri Helers.
Sulmuesi Kolet, goli i të cilit nuk u quajt, është ende i zhgënjyer: "Unë nuk mund ta kuptoj, se si gjyqtari nuk e dha golin. Do të ishte goli im i parë me Kombëtaren në një ndeshje zyrtare. Ne kemi filluar një punë të mirë dhe kemi për t'i marrë frutet. Unë ndihem shumë mirë në ekip dhe unë bësoj se do të përmirësohemi". Kapiteni i ekipit, Shtraser nënvizon paraqitjen e mirë të gjithë aktorëve. "Ne patëm edhe pas golit të padhënë një numër të madh shanses. Rezultati nuk është produkti i lojës. Ne kemi një ekip të ri, që po luan gjithmonë e më mirë dhe kjo do thotë se rezultatet do të vinë shumë shpejt. Për të mërkurën zhgënjimin duehet ta kthejmë në një energji pozitive".
Luksemburgu përgatitet për revansh dhe pas përvojës në Shqipëri do të paraqesë në ndeshjen e kthimit në sistemloje ofensiv.