E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli hedh poshtë propozimin e Francës për armëpushim

Tel Aviv-Izraeli e ka vlerësuar si jorealist një propozim të Francës për armëpushim, që do të ndalojë luftimet me grupin e Hamasit për 48 orë në mënyrë që të hyjnë më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës. "Ky propozim nuk përmban asnjë garanci që Hamasi do të ndalojë hedhjen e raketave dhe kontrabandën"-tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Yigal Palmor.

"Nuk është e arsyeshme të presësh që Izraeli të ndalojë zjarrin në mënyrë të njëanshme pa një mekanizëm për të detyruar ndalimin e të shtënave dhe terrorit nga Hamasi", shtoi ai. Palmor theksoi se Izraeli nuk e ka refuzuar prerazi propozimin, një nga të shumtët nën konsideratë. Një zyrtar tjetër izraelit theksoi se Franca mund të propozojë ndryshime në planin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›