Helikopteri përplaset duke montuar pemën e Vitit të Ri

Piloti i mbijetuar
Dekorimi i qytetit para festave të fundvitit përfundoi në një tragjedi në Zelandën e Re. Një helikopter është rrëzuar gjatë kohës që po punonte për të vendosur pemën e krishtlindjeve në qytetin Auckland.
Rënia e helikopterit teksa po ngrinte në këmbë pemën e vitit të ri është filmuar dhe është transmetuar nga të gjitha mediat ndërkombëtare. Piloti i mjetit fluturues, Greg Gribble, është ndihmuar të dalë jashtë helikopterit nga punëtorët që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze.
Sipas “Daily Mail” piloti u dërgua në spital për tu mjekuar për plagët e lehta, por më pas është transportuar për në shtëpi. Gribble është pilot me një eksperiencë më shumë se 20-vjeçare dhe punon për kompaninë Helisika Helicopters në Auckland.