Treni me mbetje radioaktivite ngjallë protesta në Gjermani
Policia gjermane është detyruar të përdorë ujë me presion për të shpërndarë protestues të grumbulluar kundër mbërritjes së një treni me mbetje radioaktive nga Franca.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA demonstrata e nisur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme vazhdoi edhe të premten, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte dhe të kryente disa arrestime, pasi anëtarët e forcave të rendit u goditën me fishekzjarrë dhe bojë.