E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama bën zhurmë për të fshehur humbjen

Rama po përpiqet të fshehë humbjen duke bërë zhurmë. Ky ka qenë reagimi i PD-së pas sulmit ndaj kryeministrit Berisha nga PS-ja.
Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli deklaroi se "me zhurmën e tij, Edi Rama përpiqet të fshehë humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit, por edhe frikën dhe tronditjen që e ka kapur nga pasuritë që i ka përvetësuar dhe i fsheh me një sërë kompanish që ai mbështet". Zëdhënësja e PD-së reagoi kështu ndaj deklaratës së deputetit të PS-së, Taulant Balla, i cili u shpreh sot se "Sali Berisha dhe shpura e tij kanë shtuar pasuritë e tyre marramendëse, ndërsa lëvizjet financiare nga llogaritë e majmura të familjarëve dhe të oborrit të tij e kalojnë disa fish buxhetin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet shqiptare të marra sëbashku".
"Edi Rama, humbësi i madh, kryetari pa mandat i PS, duke lënë mënjanë pasuritë që ka nëpër Europë apo ndërtimin e fashatrave turistik në Spanjë, ndërtimin e qytezës së përbashkët me Delijorgjin apo 70% e lejeve të ndërtimit në Tiranë që ndan me Eftimët e tij, nxorri për të komentuar pasuritë e Kryeministrit e familjarëve të tij trafikantin e qënieve njerëzore apo ortakun e narkotrafikantit Fatos Gjura, Taulant Ballën", tha Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›