Vrasja në Elbasan, prangoset roja i shkollës
Policia ka arrestuar rojen e godinës së shkollës "Mahir Domi" në Elbasan ku mëngjesin e djeshëm u vra me armë zjarri një nxënëse në klasë.
I ndaluari është shtetasi Naim Tahiraj, lindur dhe banues në Elbasan. Ndalimi u bë për shkak të shpërdorimit të detyrës, duke lejuar persona të huaj dhe të paautorizuar të futeshin në ambientet e shkollës.
Mëngjesin e djeshëm, shtetasi Endrit Jorgji Llambraj hyri në shkollë dhe qëlloi tre herë me armë zjarri mbi maturanten Gerta Bahja.