Helmimi nga ushqimet, 50-70 pacientë në ditë tek Infektivi
TIRANE – Nuk ka ditë që pacientë të helmuar nga ushqimet të mos paraqiten në shërbimin infektiv të QSUT-së. Mjekë të këtij shërbimi tregojnë se bashkë me rritjen e temperaturave janë shtuar ndjeshëm dhe rastet toksiko-infektive me origjinë ushqimore, që sipas tyre vijnë si shkak i konsumimit të ushqimeve të ndenjura që gatuhen në raste sebepesh, apo ngjarjesh të tjera ku ahet në mënyrë kolektive.
Përjashtim nuk bëjnë as ushqimet e tregtuara në pika ambulatore, thotë profesor Dritan Kalo, ekspert infeksionit.
“Pacientët na tregojnë se produktet ushqimore janë përgatitur disa orë para se të ndodhë eventi dhe konsumohet në një hark kohor që detyrimisht e kalon 3 orëshin. Bremë kanë ardhur katër persona të cilët kanë asistuar në një gëzim, dhe 20 prej tyre 2-3 orë pas eventit kanë pasur çrregullime me dhimbje barku të vjella dhe diarre, që në pjesën më të madhe janë të shkaktuara nga produktet që ata kanë konsumuar në këtë gëzim. Nëse nuk kanë të përziera, të vjella të shumta të cilat i shqetësojnë të sëmurët, të fillojnë të marrin nga goja të paktën thjesht ujë. Nëse dhimbjet e stomakut bashkëshoqërohen me diarre, me temperaturë dhe i sëmuri ndjehet i debutuar të mos hezitojnë të paraqiten në urgjencën më të afërt.”- shprehet mjeku.
Aktualisht numri i urgjencave në infektiv varjon në ditë nga 50-70 raste, ndërkohë që ky numër vlerësohet 3 herë më i madh në urgjencën e pediatrisë. Koha e shfaqjes së shenjave klinike dhe lloji i shenjave varet nga organizmi i vetë njeriut, mosha e tij dhe nga lloji i mikrobit shkaktar. Kështu fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë janë më të rrezikuarit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)