E Diel, 1 Nëntor 2026

Hemilton: Përjetë me MekLarenin

Pas festës me stafin e skuadrës, Luis Hemilton ka festuar edhe me punonjësit e markës MekLaren. Në zyrat qendrore të "Woking", britaniku festoi triumfin në Botërorin për pilotë me mekanikët që nuk shëtisin botën, duke "vizituar" cirkuitet e Formula 1. Për pilotin, ky ishte rasti më i mirë që t‘i deklaronte besnikëri të përjetshme skuadrës së "shigjetave të argjendta", me të cilën kishte ëndërruar të garonte që në fëmijëri. "Jam në skuadrën ku ëndërroja gjithmonë të garoja, ngas makinën që kam dëshiruar gjithmonë", tha Hemilton. "Nuk shoh asnjë arsye përse duhet të ndryshoj. Nuk e di sesa do të vazhdoj të garoj në Formula 1, por dëshiroj që karriera ime të vazhdojë vetëm këtu, me MekLarenin". Për të përshëndetur kampionin më të ri të botës, ishin grumbulluar 1500 persona, ndërkohë që, pas deklaratave, ai është futur në mes të turmës, duke takuar disa prej tyre. Gjatë festës është lexuar edhe një mesazh urimi për Hemilton, të cilin e kishte dërguar mbretëresha Elisabetë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›