E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha urdheron hetimin e koncesionit te bakrit

Gazeta "Albania" denoncoi abuzimet tre muaj me pare. Kreu i qeverise kerkon raport te detajuar per gjendjen

Habjon Hasani
Ne fillim te muajit prill, kryeministri i vendit ka urdheruar hetimin e koncesionit te bakrit, qe i eshte dhene firmes turke "Ber Oner". Abuzimet dhe shkeljet ligjore te bera nga firma dhe te toleruara per vite me radhe nga autoritetet shqiptare jane denoncuar tre muaj me pare tek "Albania", ndersa nje relacion i posacem i ka shkuar edhe kryeministrit rreth dy muaj me pare nga disa inxhiniere metalurge. "Pasi ka marre relacionin, kryeministri ka kerkuar informacion ne kanalet e tjera qe ai ka ne dispozicion per vertetesine e relacionit qe kishte ardhur. Pasi ka konfirmuar problemet qe shpreheshin edhe ne relacion, kryeministri ka urdheruar Ministrine e Ekonomise qe te nise monitorimin e kontrate me firmen turke nga ku me pas do te ndermerren dhe hapat e tjere ligjore", - i ka thene dje "Albania"-s nje zyrtar i larte i Kryeministrise. Pasi ka marre vendimin per hetimin e marreveshjes koncesionare, kryeministri ka urdheruar Ministrine e Ekonomise qe te ngreje nje grup pune ne nivel ekspertesh, qe te monitoroje zbatimin ligjor te kontrates dhe gjendjen ne terren. "Albania" ka mesuar se jane ne total gjashte eksperte te kesaj ministrie qe jane angazhuar prej gati dy javesh ne monitorimin e kontrates dhe te zbatueshmerise se saj.
Urdhri
Relacioni i pergatitur nga inxhinieret metalurge fillimisht i ka shkuar kryeministrit, nga ku me pas ky i fundit ia ka dorezuar nje kopje Ministrise se Ekonomise, duke i kerkuar sqarimet perkatese. Ka qene zv.ministri Eno Bozdo ai qe ka kthyer pergjigje lidhur me situaten, por duket se pergjigjja e Bozdos nuk i ka bindur juristet e Kryeministrise, te cilet e kane sugjeruar kryeministrin te urdheronte monitorimin profesional te gjendjes ne terren. Vetem pas ketij momenti Berisha ka urdheruar Ministrine e Ekonomise qe te ngrinte grupin e eksperteve per te kryer verifikimet dhe monitorimin e kontrates me turqit e "Ber Ober". Mendohet se demi i shkaktuar deri sot nga moszbatimi rigoroz i kontrates kalon shifren e 200 milione eurove, megjithate, perllogaritjet jane bere ne menyre te perafert, pasi deri sot nuk ishte nxitur asnje hetim zyrtar dhe profesional, edhe pse abuzimet ne nje pjese te mire te tyre jane denoncuar per jave me radhe edhe ne gazeten "Albania".
Skandali
Rezervat kombetare te bakrit jane lene ne meshire te fatit dhe kompania turke "Ber Oner" po vepron sipas qejfit te saj dhe ne kundershtim te plote me ligjet dhe marreveshjen koncesionare te lidhur me shtetin shqiptar ne vitin 2001. eshte pikerisht kjo marreveshje qe ka percaktuar qartazi detyrat e kesaj firme. Por ne ndryshim me cka eshte shkruar ne marreveshje, gazeta "Albania" ka faktuar se keto rezerva te cmuara kombetare jane teresisht jashte kontrollit dhe demet e shtetit perllogariten ne qindra milione euro. Nga ana e saj, Ministria e Ekonomise duket se e ka toleruar te gjithe kete maskarade qe po behet me rezervat kombetare, duke mos nderhyre per te siguruar zbatimin e marreveshjes koncesionare, por edhe te ligjit minerar. Ne thelb, marreveshja koncesionare me firmen "Ber Oner" parashikonte dhenien e dhjete objekteve me koncesion kesaj firme per nje periudhe 30-vjecare.
Munella
Mes objekteve llogaritet dhe rezerva polimetalore e Munelles, ku studimi (qe disponohet i plote) i firmes kanadeze "NEBEX" ka faktuar se behet fjale per nje trup shume te pasur me baker, flori, argjend dhe zink. Firmes turke "Ber Oner" i eshte lene dore e lire (nepermjet koncesionit te firmes "BOT") qe ta shfrytezoje pa asnje detyrim kete miniere, por me kushtin themelor qe te kryente investime dhe ne 9 objektet e tjera. Si rregull, pas 30 vitesh, ne baze te koncesionit te firmes "BOT", shteti shqiptar do te trashegonte te gjitha investimet e kryera dhe te gjithe linjen e ringritur prodhuese ne objektet e menaxhuara nga kjo firme. Por ja qe realiteti flet ndryshe, pasi kjo firme eshte perqendruar vetem ne Minieren e Munelles dhe ka lene thuajse te paprekura 9 objektet e tjera, duke i krijuar vetes nje mundesi fitimi maksimale dhe duke rritur ne menyre galopante riskun e shtetit shqiptar. Ajo cka eshte me interesante lidhet dhe me vete shfrytezimin e Minieres se Munelles, pasi rezulton se edhe aty firma turke po vepron jashte parametrave te projektit qe ajo ka paraqitur kur pretendoi te siguronte marreveshjen koncesionare.

Firma merret vetem me bakrin dhe harron detyrimet e tjera

Pasi ka fituar marrjen me koncesion te ketyre 10 objekteve, firma turke eshte perqendruar vetem ne Minieren e pasur te Munelles dhe ka kryer disa investime modeste ne rehabilitimin e Fabrikes se Pasurimit ne Fushe-Arres, gjithashtu ka nisur te kryeje edhe nje investim (qe duhej ta kishte nisur qe ne vitin 2004 sipas marreveshjes) ne objektin "Lak-Rosh". Sipas informacioneve te marra nga eksperte, investimi i deklaruar deri tani i kompanise nuk i kalon 8 milione dollaret, nderkohe qe shtate objekte te tjera jane lene ne "harrese" nga firma, duke bere qe te shkelet me te dyja kembet marreveshja koncesionare. Nderkohe qe "Albania" ka konsultuar disa eksperte te ceshtjes, te cilet njezeri kane konkluduar se nese vazhdohet te punohet me keta tregues teper te keqij, rezulton qe me kete skeme shfrytezimi te aplikuar ne rezerven e Munelles nuk perfitohen qindra milione dollare, ndersa vete firma nga ana e saj po vjel te ardhura maksimale, pasi ajo tregton nje material shume te pasur bruto te siguruar me kosto shume te ulet si pasoje e shmangies nga skema e taksave ne Shqiperi dhe mosinvestimi ne objektet e parashikuara ne marreveshje.

Objektet e marra me koncesion nga "Ber Oner"

1. Miniera e Bakrit, Munelle
2. Miniera e Bakrit, Lak-Rosh
3. Miniera e Bakrit, Karme
4. Fabrika e Pasurimit te Bakrit, Fushe-Arrez
5. Fabrika e Pasurimit te Bakrit, Mjede
6. Uzina e Bakrit, Rubik (Metalurgjia dhe Fabrika e Rafinimit)
7. Impianti i Fraksionimit te Skorieve te Bakrit, Shengjin
8. Miniera e Kromit, Vlahen
9. Miniera e Kromit, Perollaj
10. Fabrika e Pasurimit te Bakrit, Golaj

Studimi: Me 11 milione USD rimekembet Uzina e Rubikut

Ne vitin 1978 deri ne vitin 1981 eshte kryer nje studim i plote tekniko-ekonomik, madje deri ne pergatitjen e detajuar te nje oferte te mundshme per mundesine e rikonstruksionit te Uzines se Shkrirjes se Bakrit ne Rubik. Asokohe jane analizuar disa variante e per ate periudhe vlera optimale dhe me e leverdishme e investimit u caktua ajo prej 11 milione dollaresh, ku rreth 5 milione dollare kushtonte Fabrika e Pastrimit te Gazeve dhe prodhimi i acidit sulfurik. Ky studim si edhe shume te tjere, nuk u perpunua me tej pasi nga vitet '80 filloi te rendonte mbi ekonomine shqiptare kriza e madhe, e cila bllokoi te gjitha projektet per modernizimin e industrise dhe shtrirjes se metejshme te investimeve. Gjithsesi, kjo industri ka funksionuar me cikel te plote deri ne vitet '90, duke luajtur nje rol te dores se pare dhe nje peshe te padiskutueshme ne prurjen e te ardhurave (aq te nevojshme ne kohen e krizes) per vendin, madje kishte dhe nje ndikim thelbesor ne bilancin e eksporteve. Jane realizuar eksporte te bakrit elektrolit, telave dhe kabllove, koncentratit te piritit, selenit etj. Nga Uzina e Bakrit ne Rubik eshte prodhuar deri ne vitin 1999 baker elektrolit, baker vajebars per Uzinen e Telave ne Shkoder, metalet e arit dhe argjendit (me depozitim ne thesarin e shtetit), selen teknik dhe te rafinuar, sulfat bakri, bronz etj.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›