E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zevendesministri Bozdo beri "corbe" koncesionin me projektin e BE-se



//////////////////////// FAQE 8
Habjon Hasani

Ndersa firma turke "Ber Oner" per vite me radhe ka shperdoruar pasurite kombetare, duket se zyrtaret e Ministrise se Ekonomise jo vetem qe nuk e kane penguar, por e kane komplikuar me shume situaten me nderhyrjet e tyre. Me konkretisht, zv.ministri Eno Bozdo ka favorizuar nje projekt per "zhvendosjen e dherave te kontaminuar" ne Rubik, qe ne fakt ishte ne territorin e koncesionit te firmes turke. Sikurse eshte denoncuar te "Albania", ky projekt luksoz ishte destinuar per zona vertet te kontaminuara, por sikurse rezultoi ai, u parashikua te aplikohej ne nje masiv dheu ne Rubik, qe nuk kishte asnje element te ndotjes. Sikurse eshte pranuar tashme me firmen e zv.ministrit Eno Bozdo u kerkua qe Ministria e Mjedisit te mbeshteste projektin ne fjale dhe t?i jepte lejen mjedisore. Por ndersa zv.ministri kerkonte aplikimin e paligjshem te ketij projekti, zona ne fjale ishte parashikuar (ne vete strategjine publike te qeverise) si zone industriale, e per me teper ky terren ishte koncesion i turqve te "Ber Oner".
Bozdo
Pak kohe me pare "Albania", ndersa denonconte projektin fantazme, kontaktoi me telefon (biseda disponohet nga gazeta) zevendesministrin Bozdo, per te kuptuar dicka me teper lidhur me zhvillimet anormale qe nxiste projekti i mbeshtetur prej tij. Nga ana e tij zv.ministri, edhe pse ka hedhur firmen ne mbeshtetje te projektit, tha se nuk i kujtohej ceshtja ne fjale. "Nuk po ju kuptoj, s?e di per cfare po me flisni. Ndoshta kam firmosur, por tani nuk di t?ju shpjegoj. Nese doni te me pyesni, atehere perpiquni dhe gjejeni vete adresen time te e-mail-it dhe me dergoni pyetjet", - i ka thene "Albania"-s zv.ministri pak kohe me pare, duke dashur te shmange cdo kontakt me gazeten sa i takon kesaj ceshtjeje. Por duket se zv.ministri nuk ka mundur dot te shmange kontaktet me juristet e Kryeministrise, te cilet se fundi i kane kerkuar shpjegime, e per me teper e kane urdheruar te ngreje grupin e punes per monitorimin e kontrates me turqit. Pertej ketij obligimi, Bozdo eshte i perfshire edhe ne mbeshtetjen e drejtperdrejte qe i ka dhene projektit fantazme, i cili u denoncua dy muaj me pare tek "Albania".
Projekti
E gjithe historia e projektit filloi ne vitin 2004, kur nje projekt i Bashkimit Europian akordoi disa miliona euro per sistemimin e disa zonave ne Shqiperi qe paraqisnin nje nivel te larte ndotjeje. Nje shume prej 3.5 milione eurosh u parashikua te shkonte ne Uzinen e Superfosfatit te Lacit, por duke qene se aty nuk u krijuan kushtet (si pasoje e reagimit te disa pronareve tokash) per nderhyrje, atehere shuma ne fjale u mbajt e ngrire. Por kjo shume nuk mund te rrinte pafundesisht e ngrire pasi projektet kane nje afat perfundimtar (deadline) dhe pikerisht ne kete moment ne loje kane hyre "mjeshtrit" shqiptare te Mjedisit, duke vendosur te investojne kete shume ne sistemimin e Fabrikes se ish-Azotikut ne Fier dhe ne zonen perreth Uzines se Bakrit ne Rubik (rreth 1.5 milione euro). Por problemi qendron pikerisht te ky i fundit, pasi te dhenat shkencore qe flasin per shkallen e kontaminimit jane te falsifikuara dhe te rreme.
Manipulimi
I gjithe operacioni per izolimin e lendeve te kontaminuara si rregull duhej te perqendrohej ne vatrat me te nxehta dhe me te kontaminuara. Shqiperia ka te renditura nje sere vatrash te tilla, por krejt papritur ne keto vatra del se eshte perfshire edhe shesh-punimi (masiv i madh dhe i ngjeshur dheu) rreth Uzines se vjeter te Rubikut. Pretendimet e projektit jane se shirat qe kane rene ne siperfaqen e shesh-punimit te uzines kane permbajtje toksike dhe te kontaminuar. Per me teper, projekti "jep alarmin" se meqenese prane fabrikes kalon dhe lumi Fan, atehere kjo sasi dheu e shesh-punimit do te kercenonte jo vetem ambientin tokesor, por edhe ate ujor. Kesisoj u vendos te behej zhvendosja e te gjithe masivit ne anen tjeter te lumit ne nje zone te sigurt (landfilld), qe sipas projektuesve plotesonte te gjitha kushtet e mbrojtjes se ambientit. Por a jane te sakta te dhenat dhe parametrat shkencore mbi permbajtjen toksike, apo te kontaminuar? Rezulton krejt e kunderta. Nderkohe qe i gjithe "projekti" duket se eshte nje farse totale nese u referohesh pretendimeve per perqindjen e aciditetit. Te dhenat e projektit per kontaminimin e zones jane bazuar ne nje studim te vitit 2000. Nese i referohesh studimit ne fjale, Ph eshte percaktuar me koeficientin 3. Per cilindo qe ka njohuri minimale nga perberesit kimike eshte e qarte se kjo vlere aciditeti do te shkrinte dhe hekurin kur te precipitonte ne toke, pasi behet fjale per nje perqendrim te atille te acidit qe mund te gjendet vetem e stimuluar ne laboratore dhe kurrsesi ne natyre. Jo vetem kaq, por vete normat nderkombetare paracaktojne se kur niveli i Ph-it arrin ne uje koeficientin 4.5, atehere "pervelohen" te gjitha gjallesat nenujore. Kesisoj, koeficienti 3 i Ph-it, i paraqitur ne projekt, flet per nje zone ku nuk mund te ekzistoje jo vetem asnje gjallese njerezore, por edhe materiale si hekuri do te shkrihen dhe therrmohen. Nisur nga kjo e dhene, del qarte se kemi te bejme me nje manipulim ekstra-amatoresk dhe teresisht te genjeshtert nga ana e mbeshtetesve te ketij projekti ne Rubik.

Ministria dhe Agjencia Mjedisore kundershtuan projektin

Prezantimi i projektit per ndertimin e landfilldit per mbetjet e rrezikshme ne Rubik ka hasur kundershti te madhe ne disa nga institucionet shqiptare. Keshtu, ai eshte kundershtuar para pak muajsh ne Agjencine Mjedisore te Lezhes, ndersa ekspertet e kesaj te fundit kane shprehur zyrtarisht kundershtine e tyre per realizimin e projektit. Nderkohe qe nje tjeter aktor i rendesishem, si Ministria e Mjedisit, edhe pse i ka dhene firmes zbatuese lejen mjedisore te projektit, rezulton se ka qene teresisht kunder veprimit te saj. Burime nga kjo ministri i kane konfirmuar gazetes se edhe vete ministri Xhuveli kur projekti eshte paraqitur e ka cilesuar ate si te pabaze. Megjithate, duket se "specialistet" e projektit kane qene me "te forte" edhe se vete ministri, i cili ne fund eshte terhequr duke autorizuar lejen mjedisore. Gjithsesi, eshte e qarte se tashme qe leja eshte marre per hedhjen e masivit "te kontaminuar", bashke me lejen do te "hidhen" edhe 1.5 milione euro vetem e vetem per te transportuar nje masiv krejt normal shkembor nga njera ane e lumit ne tjetren. Normalisht, ky "transferim" nuk do ta kishte kaluar kurre vleren e 20 mije eurove, por paracaktimi i rreme i materialit si i kontaminuar ka rritur vlerat duke e kthyer te gjithe operacionin ne nje afere te paster.

Ne vitin 1994, Agjencia e Mjedisit: Uzina ne Lac eshte problemi i vertete

"Albania" ka mundur te siguroje edhe nje raport te Agjencise Kombetare te Mjedisit ne vitin 1994, kohe qe perkon edhe me funksionimin e Uzines se Rubikut. Edhe pse kjo uzine ishte funksionale (pra leshonte gazra te pafiltruar), Agjencia paracaktonte si teper emergjente nderhyrje ne Uzinen e Superfosfatit ne Lac. "Ne sektorin e minierave e te metalurgjise ndotje te ujit dhe te tokes kane shkaktuar fabrikat e pasurimit te mineraleve te kromit e te bakrit, si edhe minierat perkatese, kurse ndotje te konsiderueshme te ajrit me SO2 shkaktojne Fabrikat e Shkrirjes se Bakrit ne Kukes, Rubik e Lac, ku teknologjia e shkrirjes ka mbetur shume prapa nivelit bashkekohor. Per me teper, ne Uzinen e Lacit, te projektuar ne kombinim me Fabriken Nr.2 te Acidit Sulfurik, gazi SO2 me perqendrim me te larte se ne uzinat e tjera te shkrirjes shkarkohet drejtperdrejt ne atmosfere, duke qene se fabrika perkatese e acidit sulfurik prej disa vitesh nuk funksionon, me pamundesi teknike-financiare per t'u rivene ne pune", - shkruhet ne raportin e vitit 1994, ku dallohet mjaft qarte se, sipas Agjencise Mjedisore, kur fabrika ishte ne gjendje pune, ndotja ishte vetem ne ajer dhe jo ne toke apo ne uje.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›