E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialog gjithnje e me i veshtire mes Rusise dhe Perendimit



ELVIS DEVOLE
Sistemi i fuqise ruse ne keto tete vitet e fundit ka
precizuar me kujdes objektivat afatgjate qe mbartin synimet e nje
neoekspansionizmi te Ariut Siberian, qe kerkon ridimensionimin e
kufijve. Natyrisht, kjo nuk mund te trajtohet si stine e re ne stilin e Luftes se Ftohte,por nje program politik preciz qe ekipi i qeverise se Putinit e ndjek me fanatizem. Ne librin e ri me titull "Lufta Tjeter e Ftohte" autori britanik Eduard Lukas njekohesisht dhe korrespondent i revistes "The Economist" thote se, "Rusia ka ndryshuar kursin e saj pro-perendimor dhe Perendimi duhet te perballet me kete sfide". Pas nje vezhgimi te thelle prej afro tri dekadash te ngjarjeve ne Bashkimin Sovjetik dhe ne Rusine postkomuniste, Lukas mendon se, Moska tashme nuk eshte nje armik global i perendimit, sic ishte gjate "Luftes se Ftohte".Ai gjykon se taktikat e fuqishme te Putinit brenda vendit, shoqerohen nga toni i tij gjithnje e me agresiv ne marredheniet me fqinjet e Rusise, per rrjedhoje edhe me perendimin. Ai beson se ne vend te rrugeve ushtarake, Kremlini ka zgjedhur taktiken e
Luftes se re te Ftohte, me para, propagande dhe "diplomacine e gazit". Me tej, ai paraqitet i shqetesuar nga verbimi i perendimit perballe Rusise kur thote se, "me habit fakti qe perpjekjet e Bashkimit Europian per te ndjekur nje politike te perbashket energjetike, deri tani nuk kane sjelle rezultat". Duke iu referuar zhvillimeve politike dhe ekonomike te Rusise se sotme, rezulton se shoqeria ruse nuk eshte me nje shoqeri e izoluar. Shumica e ruseve nuk kane qene asnjehere me mire se sa ne tete vitet e Putinit. Prodhimi i Pergjithshem Kombetar eshte gjashte here me i larte se sa ne vitin 1999, kur Boris Jelcini ia dorezoi pushtetin ish agjentit te KGB-se, Vladimir Putin. Ne kete kendveshtrim, eshte e rendesishme te kuptohet qarte, qe nese Europa kerkon te jete e sigurt, duhet patjeter te diversifikoje
furnizimet e saj energjetike, pasi dihet qe aktualisht Rusia permbush 60 per qind te nevojave te Europes me gaz".
Natyrisht, ky fakt duke i shtuar edhe "politikat e naftesjellesit" jane kontributi me i madh i Putinit ne politiken e jashtme ruse, pasi kjo i ka dhene perfitime te papara ekonomike dhe politike, duke siguruar nje pozicion teper te favorshem ne cdo lloj dialogu me perendimin.
Kjo gje, faktikisht u reflektua edhe ne ngjarjet me te rendesishme te koheve te fundit te arenes nderkombetare, sic ishin ato ne samitin e NATO-s-s ne Bukuresht dhe ne takimin Bush-Putin ne Soci, ku pozicioni kundershtues i Rusise mbeti i pandryshuar.
Ashtu sic ishte parashikuar,pas konkluzioneve te samitit te
NATO-s ne Bukuresht e me pas ne takimin e Socit, problemet qe mbeten ende jashte zgjidhjes konsensuale ishin, ajo per instalimin e sistemit te mbrojtjes antirakete dhe kerkesa e Ukraines dhe Gjeorgjise per nisjen brenda muajit prill, te procesit Membership Action Plan (MAP}, per aderimin e ketyre vendeve ne NATO, ne organizmin ushtarak me te fuqishem ne bote.
Planin amerikan te sistemit te mbrojtjes antirakete ne disa
vende te Europes lindore, qe parashikon vendosjen e radareve ne Poloni dhe te interceptoreve ne Republiken ceke (kjo ende e pa miratuar nga parlamenti cek), Putin e cilesoi piken me te nxehte te mosmarreveshjeve SHBA-Rusi dhe nje nga me veshtirat per tu zgjidhur. Pak kohe para samitit, ai kish kritikuar ashper ekspansionin e perbashket te Aleances Atlantike ne lindje per ndertimin e sistemit antirakete balistike ne Europen lindore. Sipas referimit te gazetes Finacial Times, te 9 shkurtit ,Putin afirmoi se" nje rruge e re armatimi ka nisur ne bote por, jo nga shkaku yne (?) dhe ne jemi te detyruar t?i pergjigjemi: ne vitet e ardhshme prodhimi i tipave te reja te sistemit te armatimit rus, ne asnje rast nuk do te jete inferior ndaj te tjereve". Tonet e larta gjate kesaj periudhe shqetesuan aleatet
perendimore te NATO-s te cilet, debatin mes tyre tashme e ngriten ne nje pike teper te nxehte, per te diskutuar me ne thellesi raportet Rusi - perendim per ceshtjet me thelbesore sic jane; sistemi i mbrojtjes antirakete, hyrja e Ukraines dhe Gjeorgjise ne Aleance, moratoriumi i traktatit rus per forcat konvencionale ne Europe etj.
Ne kete rast, Rusia eshte teper e ndergjegjshme per rendesine
e diskutimit te kesaj pike, per percaktimin e pozicionit te saj si aleat dhe vete faktin e dosjeve, qe Moska ka ende te hapura me
perendimin. Nga ana e tij, presidenti Bush mbeshtet imediatisht fillimin e procesit MAP,qe sjell si rrjedhoje zgjerimin e Aleances drejt lindjes me Ukrainen e Gjeorgjine. SHBA e shohin me optimizem hyrjen ne Aleance te ketyre vendeve, per kontributin ushtarak qe kane dhene ato, ne furnizimin e misioneve te NATO-s ne Afganistan e Ballkan dhe sidomos, kur diskutohet per Ukrainen e cila percjell nje efekt stabilizues, si nje vend kyc ne skakieren euroaziatike. Ndersa, shumica e vendeve europiane shprehin dyshime te forta per kapacitetin ushtarak te Kievit, ne vullnetin e klases se saj politike e mbi te gjitha, ne pasojat e
raporteve te ndersjella me Rusine.
Ne fakt, Moska e quan te papranueshme dhe e kundershton ne
menyre absolute, hyrjen ne Aleancen Atlantike e me pas ne influencen e Perendimit, te nje ish republike sovjetike, e cila ka lidhje historike me Rusine. Hyrja ne NATO e ketij fqinji lindor edhe pse kane kaluar afro dy dekada nga shperberja e ish Bashkimit Sovjetik, sipas Kremlinit, nuk mund te gelltitet.
Kjo atmosfere pershkoi dhe takimin e nivelit te larte Bush-
Putin ne Soci, ku gama e mosmarreveshjeve u pasqyrua qartazi si ne deklaratat zyrtare, ashtu dhe konferencat perkatese te shtypit, qe dhane dy lideret pas perfundimit te takimit.
Fasada e bisedimeve dhe frazeologjia diplomatike e perzgjedhur me shume kujdes nga te dy palet nuk mundi te fshehe rivalitetin dhe hendekun e thelle qe ekziston realisht mes tyre, ndonese presidenti Bush (i cili nuk u duk i kursyer ne levdata e
Komplimente) tha se, "Lufta e Ftohte ka perfunduar", apo "zoti Putin eshte nje lider i forte" dhe se "ishte impresionuar nga takimi me presidentin e zgjedhur rus Medvedev".
Rritja e ndjeshme e autoritetit te Rusise ne marredheniet me
perendimin konstatohet lehtesisht ne deklaraten e Putinit, kur thote se duhet "te punojme se bashku per sistemin e mbrojtjes globale dhe me nje perqasje te barabarte dhe demokratike per kontrollin e tij". Putin, i cili ne tere fushen e politikes se jashtme alternon tundjen e deges se ullirit me tamburet e luftes kundrejt perendimit, nderkohe njerin sy e mban te drejtuar ne interesat strategjike ruse dhe tjetrin ne ruajtjen e autoritetit vetjak edhe pas rokades (president-kryeminister) qe do te beje ne 7 maj me ish "delfinin" e tij, Dimitri Medvedev. eshte e qarte se, konsideratat e divergjencave aktuale jane te veshtira per te vendosur marreveshje te mundshme per te gjitha ceshtjet. Me sa duket ajo qe mund te arrihet me lehte, mbase do te jete nje "Cold Peace" - paqe e ftohte.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›