E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hemofilia, sëmundja që “kapet” pas traumave, 60 fëmijë marrin rregullisht faktorin 8

Shqipëria ka nisur për herë të parë trajtimin profilaktik për fëmijët me Hemofili.

Ndodh te kapet pas traumave aksidentale, kur një hemorragji nuk ndalon me gjithë përpjekjet e bëra. Behet fjalë për Hemofilinë, sëmundjen e gjakut që zyrtarisht e vuajnë 254 persona në Shqipëri, por me shumë gjasë ka ende ta pa diagnostikuar sidomos ndër format e lehta dhe të mesme.

Hemofilia është një çrregullim i mpiksjes së gjakut, ku gjakderdhja mund të jetë e gjatë dhe  nga çdo organ por kryesisht ndër artikulacione.

Për të sëmurët me Hemofilinë të tipit A marrja e faktorit 8 që mundëson mpiksjen e gjakut është jetik. Prej disa muajsh tek 60 fëmijë ka nisur trajtimi profilaktik me këtë faktor.

Fatkeqësisht tek të rriturit, sasia e kufizuar e faktorit nuk mundëson këtë profilaksi por ata vazhdojnë ta marrin në baze të nevojave. 1 në 5000 meshkuj lind me Hemofili dhe sëmundja trashëgohet nga nëna tek djemtë.

Tirana mban numrin me të lartë të pacientëve ndërsa shtrirja kap gjithë vendin. Pandemia bëri që pacientët në rrethe, ta aplikojnë faktorin 8 në spitalet rajonale.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›