Universitetet, programe studimi në gjuhën angleze, hapen programet e Doktoraturës

Universitete shqiptare po synojnë të tërheqin studentë të huaj, ndaj dhe disa programe studimi kanë nisur të zhvillojnë mësimin në gjuhën angleze.
Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha sqaroi se po punohet për përmirësimet e kuadrit ligjor për sa i takon kuotave, akomodimit të studentëve të huaj dhe konvertimit të krediteve.
Por sa interes mund të kenë studentët e huaj për të ndjekur programe studimi në institutet tona të Arsimit të Lartë, ndërkohë që në klasifikimin botërore të cilësisë së universiteteve ne renditemi pas vendit të 3700, të fundit nga universitetet kryesore të vendeve të rajonit.
Një ndër arsyet kryesore të prodhimtarisë së ulët shkencore të universiteteve, që ka ndikuar në vlerësimin e tyre është dhe financimi i instituteve të arsimit të lartë i cili është i pamjaftueshëm.
Programet e Doktoraturës do të hapen këtë vit akademik, kriteret do të jenë të njëjta ndërsa pedagogët asistentë do të jenë të parët që do të aplikojnë për një nga këto programe studimi.
/rtsh/