Infektimet nga Lia e dhenve, mjekja: Kujdes shenjat e para! Fëmijët të mbahen në shtëpi

Varicela ose siç njihet ndryshe Lia e Dhenve ka rritur ditët e fundit infektueshmërinë në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës.
Ndonëse është një sëmundje ngjitëse e moshës pediatrike që shfaqet në çdo stinë, pediatrja Donika Jorga në qendrën shëndetësore 8, tregon vatrat se nga vijnë për ndihmë mjekësore fëmijët.
Varicela është një sëmundje pa shenja klinike të dukshme kur infekton fëmijët dhe ditët e para ngatërrohet nga nënat me një virozë.
Mjekja këshillon që sapo diagnoza vendoset, fëmija të ndërpresë menjëherë komunikimin me instituticionin që frekuenton dhe të mbahet në shtëpi më një regjim të mirë ushqimor dhe higjenik.
Burim infeksioni është çdo fëmijë me variçelë nga 1-2 ditë përpara se të shfaqet shpërthimi në lëkurë e derisa të zhduken koret.
Përhapja bëhet përmes ajrit, spërklave dhe mjeteve apo rrobave që prek fëmija. Zgjat nga 10 ditë deri në 2 javë dhe zakonisht shton infektimet në dimër dhe pranverë.
/rtsh/