Hemorragji dhe asimilim i kombit!
News: Saliu deklaron të ulë popullsinë e fshatrave shqiptare deri në 3%. Serbët e maqedonasit për të ndaluar procesin e eksodit në fshatrat e tyre po martojnë beqarët e lashtë të fshatrave të tyre me vajzat e fshatrave shqiptare.
Shumë gjëra po ndodhin në vendin tonë që e shqetësojnë shqiptarin e ndershëm dhe e lënë pa gjumë. Papunësia, pasiguria për të ardhmen, pasiguria se ku do përfundojnë fëmijët kur të mbarojnë shkollat, pasiguria e jetës në fshat për katundarin tonë të varfëruar atje ku smban më, politika e gjithanshme antikombëtare që po ndjekin politikanët në fuqi, dhe mund të renditen këtu arsye pas arsyesh që e mbajnë shpirtin e shqiptarit zgjuar gjatë natës e të turbulluar gjatë ditës, janë bërë bashkëudhëtarë të pandarë të jetës së përditshme të shqiptarit.
Dhe mbi të gjitha këto, siç i thonin të moshuarit tanë dikur, thelë mbi bisht, lexon shqiptari i shkretë lajmin e trishtuar në gazetë, se vajza të reja nga veriu i Shqipërisë po martohen me serbë nga zonat rurale që janë gati të paguajnë 2000 deri më 5000 euro për të marrë nuse shqiptare. Ky lajm disa i nxeh së tepërmi, disa i bën të ndihen më të trishtuar se sa pothuaj janë kur mendojnë se në çfarë pike kemi arritur ne sa që vajzat shqiptare arrijnë të martohen më ca beqarë të lashtë serbë; beqarë që deri tani asnjë vajzë serbe sju a ka hedhur sytë, jo, më mirë po them sju ka hedhur as qurret. Dhe pyetja lind: ku i gjejnë gjithë këto para këta banorë të zonave rurale kaq të varfra të Serbisë për të paguar ndërmjetësit e këtyre shkuesive dhe prindërit e vajzave?
Trishtimi apo revoltimi që përfshin shqiptarët kur lexojnë për këto bëma që ndodhin në Shqipërinë e ngratë nuk ka kufi. Shumë njerëz kanë zgjedhur ti shmangen leximit të gazetave sepse çdo lajm që lexojnë i shton më shumë trishtim jetës së përditshme që është e vështirë edhe pa pasur këto lloj lajmesh të depresuese.
Dhe vjen pastaj deklarata e kryetarit të shtetit shqiptar që thotë se do të ulë popullsinë e fshatit në 3%. Kjo i kalon të gjitha caqet e mendimit normal të shqiptarëve që kanë nevojë për pak sanitet mendor. Dhe paradoksi është se shqiptarët e dinë se kur thotë kryeministri 3%, shumëzoje këtë 3% më një koeficient tepër të lartë, se ai asnjëherë nuk thotë atë që ka në plan, por gjithmonë jep një shifër që ai mendon se është disi e pranueshme për mentalitetin e zgjedhësve dhe që e përdor si një testim paraprak për një shifër më të lartë në një të ardhme të afërt. Ata e dinë se planet e tij janë gjithmonë më të thella se ato që paraqiten në fillesat e tyre. Dhe, kur shqiptarët presin deklarata reale për forcimin e fshatit apo të ekonomisë në përgjithësi, për prodhim në vend të zarzavateve dhe frutave të përdorimit të përditshëm, kryeministri jonë i shokon me planin që ka qëllim të ulë popullsinë e fshatit në 3%.
Dhe lajmi ndjek lajmin. Botohet në media një tjetër lajm depresues. Na qenka një tjetër agjenci në Maqedoni që po bën të njëjtën gjë. Kjo agjenci na martoka po ashtu beqarë të lashtë nga fshatrat maqedonase me vajza të reja shqiptare, shumica nga veriu i Shqipërisë.
E panë maqedonasit suksesin që po kishin serbët të mbanin gjallë fshatrat e tyre duke martuar çupa shqiptare, dhe o burra u hodhën dhe ata në aksion për në pishinën e mbushur me vajza shqiptare që të marrin dhe ata një thellë të majme në kusinë e genit shqiptar, çupa shqiptare të forta e të shëndetshme për të forcuar genin e tyre që do shkonte dëm pa këto vajza.
Dhe motoja: Le të mbajmë gjallë racën tonë e tjua shuajmë racën shqiptare. Le të shkojmë në Shqipëri e të marrim vajzat e mbetura pa martuar, se djemtë shqiptarë kanë ikur ku sytë këmbët, e kanë lanë fshatin shqiptar të shkretë e ska mbetur kush ti martojë këto vajza, po përhapet shumë shpejt rreth e qark.
Ndërkohë, ne shqiptarët mendojmë të trishtuar që po na i marrin vajzat tona ata që tërë jetën u munduan të na zhdukin me rrënjë e me degë, ata që i kanë duart të lyera me gjak shqiptar (spo flasim këtu për gjakun ndërshekullor, por për gjak të freskët në duart e këtyre dhendurëve që para pak vitesh kanë qenë ushtarë aktivë në ushtrinë serbe dhe kanë vrarë e dhunuar shqiptarët e shqiptaret e Kosovës gjatë lëvizjes së KOSOVES për pavarësi.
Dhe çështja është se ata spo përdorin forcë, përkundrazi po përdorin mjetin e lashtë – modern të blerjes së gruas për lopë pjellore dhe pune! Ata po paguajnë para për të realizuar qëllimin e tyre. Deri këtu disa sshohin asnjë të keqe.
Por lind pyetja logjike: Kush qëndron prapa këtij procesi famëkeq që po ndodh para syve të çdo shqiptari, qeverisë, deputetëve tanë të devotshëm ndaj qytetarëve që ju dhanë votën, dhe shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave?
Nuk e di në se këto vajza janë të ndërgjegjshme që po martohen me beqarë të lënur e të varfër dhe me njerëz që para disa vitesh mund të kenë dhunuar simotrat e tyre kosovare ? Kush duhet ti ndërgjegjësojë këto vajza për çka po ndodh në të vërtetë me to? A e dinë ato, që eurot që paguhen, dhe që krijojnë përshtypjen për familjet e tyre se po i martojnë vajzat në njerëz që kanë standard të lartë jetese, vinë nga kush dreqin se ku?
Kush duhet tia bëjë të qartë këtyre vajzave dhe prindërve te tyre se këta beqarë të lashtë po ti kishin aq para nuk kishin pse të vinin e psonisnin grua në tregun shqiptar? Kush duhet ti tregojë atyre që ato do të përdoren si kafshë pune në fushë, dhe si makina prodhuese fëmijësh për të mbajtur gjallë fshatin serb dhe maqedonas kur fshati unë po braktiset çdo ditë e më tepër, dikur nga djemtë, tashti edhe nga çupat e blera, dhe në një të ardhme të afërt nuk do të mbetet më gjak i ri të riprodhojë popullsinë e fshatrave shqiptare apo krahë pune të lërojë arat e prindërve pleq?
Do të vijë një kohë që këto vajza të shitura do ta shohin realitetin e hidhur ku janë vërvitur si kafshë por do jetë tepër vonë. E keqja do jetë bërë si për to ashtu edhe për kombin tonë të dëshiruar.
Dhe pyetja tjetër logjike të vërvitet në tru:
A duhen lejuar ndërmjetësit e martesave me serbët e maqedonasit të veprojnë të lirshëm në Shqipëri. Eshtë e qartë se qëllimi i këtyre agjencive apo ndërmjetesave është të thajnë fshatrat tona nga forca vitale rinore e ta përdorin genin tonë shqiptar për të mbajtur gjallë arteriet e kombit të tyre kur arteriet e kombit tonë po thahen cdo ditë e më tepër.
Ku qëndrojnë aktivistët e Aleances Kuq e Zi në lidhje me këtë problem? Cfarë po bëjnë parlamentarët tanë për të ndaluar këtë hemorragji të kombit shqiptar e për të mbrojtur integritetin kombëtar? Cfarë po bën Shoqata e mbrojtjes së të drejtave të Gruas kur dihet botërisht tashmë se vajzat tona po shiten si bagëtia? Ku është zëri i Aleancës për Qytetarin që ka fituar në zonat ku kjo shitje po bëhet flagrante?
Tragjeditë e këtij kombi nuk paskan të mbaruar. Ne na duhet tashti të durojmë faktin që vajzat tona po bien në shtrat me burra të lënur, të varfër, e për më tepër kur ekziston mundësia që këta burra të kenë qënë dhe mund të jenë kriminelë aktivë ndaj kombit tonë?
A është ky plani zoti kryeministër për uljen 3% të popullsisë në fshat që ti na shite së fundi? Sa thellë shkon ky plan? Me djemtë ikur, kush e ka rradhën pas maqedonasve të japë kontribut në boshatisjen e fshatit shqiptar edhe nga vajzat?
Kush përfiton nga kjo boshatisje e fshatrave tona përveç armiqve tanë shekullorë, serbëve e maqedonasve? Në dorë të kujt do përfundojnë tokat e fshatarëve tanë kur të moshuarit në këto fshatra të mos kenë më trashëgimtarë të mbetur?
Fshatrat tona me të vërtetë po zbrazen zoti kryeministër. Ti e ke realizuar dhe tejkaluar me kohë 3%, tani ti po punon për një shifër shumë më të lartë. Çfarë do të bësh me fshatrat shqiptare pasi
