E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA feston sot 235 – vjetorin e Pavarësisë

04-07-2011 / Gazeta 55

Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Pavarësisë, festa që zyrtarisht njihet si 4 korriku, një datë kur amerikanët kujtojnë ditën e vitit 1776, kur udhëheqësit e asaj kohe të njohur si Baballarët e Kombit, shpallën pavarësinë nga Britania.
Kjo ditë sot festohet me piknik, parada dhe koncerte. Fishekzjarrët shumëngjyrëshe do të ndriçojnë sonte qiellin e qyteteve të mëdha dhe të vogla amerikane, mes  tyre Washingtoni, Nju Jorku dhe Filadelfia, ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë.
Sipas një tradite me rastin e festës, 100 shtetas të rinj amerikanë bëjnë sot betimin në Mount Vernon, të Virginias, pranë Washingtonit, ku ka qenë shtëpia e Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Washingtonit.
Presidenti i tanishëm amerikan, Barak Obama, ka ftuar sot ushtarakë, pjesëtarë të familjeve të ushtarëve amerikanë për barbekju në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas për të ndjekur një koncert me temën e 4 korrikut.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›