E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata SALI, mbushur me militantë, hajdutë, dhëndurë, mbesa, gra e gjyshe pushtetarësh

Nga Kledian Lula

Një nga kushtet kryesore të paraqitura si detyrim prej BE, që qeveria SALI nuk e ka kryer, madje po e çon në shkatërrim të plotë është administrata publike e ndërtuar jashtë standardeve minimale. Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe administratë publike pa profesionalizëm, me sjellje rrugaçërore, me fytyrë abuzive e veprimtari të korruptuar. Pushteti politik SALI është ngritur dhe po funksionon mbi bazën e një administrate me strukturë të plotë partiake, me zyra të mbushura me drejtues, zyrtarë e deri sanitare me diplomë nepotizmin, klentelizmin, interesat, shoqërinë, dashuriçkat, pozitën gjeografike, krushqitë e militantizmin sipas partive të koalicionit partiak.

Miqtë e ushtarët partiakë analfabetë ne zyra, inteligjenca shet fara në rrugë

Tre ditë më parë, ashtu si 20 herët e tjera gjatë këtyre 6 viteve pushtet, kryeministri Sali Berisha i bëri përsëri thirrje formale e tallëse inteligjencës, që të kthehet në Shqipëri, për të kontribuar në drejtimin e punëve në administratën publike. Me këtë thirrje të dalë boje, kryeministri SALI i administratë-çetës politike, klienteliste e nepotike, po vazhdon të mashtrojë inteligjencën dhe po i bënë demagogji BE. Faktet kanë treguar e tregojnë përditë, se inteligjenca e mbetur në Shqipëri nuk përfillet nga pushteti, duke u katandisur të shes fara, cigare e banane rrugëve, për shkak të papunësisë e varfërisë. Ndërsa inteligjenca që gjendet jashtë vendit e ka pësuar shumë herë nga mashtrimet e SALIUT, duke u kthyer, duke mbetur rrugëve e duke ia mbathur përsëri jashtë kufijve. Edhe pas thirrjes së fundit, kjo inteligjencë viktimë nuk kthehet në Shqipëri, mbasi e di që lihet rrugëve, sepse zyrat e pushtetit SALI janë mbushur me dhëndurë, gra, nipër, mbesa, kunata, shokë, ortakë biznesesh e dashnore të pushtetarëve, të politikanëve të lartë, të ministrave, deputetëve, zv/ministrave, ambasadorëve, prefektëve e deri të drejtorëve të nivelit të parë në ministrira, qarqe e rrethe. Sipas statistikave reale, 33% e inteligjencës shqiptare është larguar jashtë vendit, për shkak të politikës denigruese ndaj tyre. Afro 85% inteligjencës që kryen studimet jashtë vendit, nuk kthehet në Shqipëri. Afro 80% e inteligjencës potenciale që ka mbetur në Shqipëri gjendet rrugëve e papunë, ose në punë fizike, mbasi partia nuk i ka në listën e militantëve, mbasi ministrat e deputetët nuk i kanë në listat e shokëve dhe ortakëve të biznesit, mbasi nuk janë nga zonat gjeografike dhe lidhjet e krushqive të njerëzve komandues të pushtetit. Mbi këto kritere është strukturuar dhe funksionon administrata publike në Shqipëri, në të gjithë nivelet e saj, madje deri tek çerdhet e fëmijëve. Aktualisht, në emigracion ka ikur 70% e inteligjencës shkencore potenciale, ndërkohë që 90% e administratës nga nivel drejtorë drejtorie e deri në drejtorë kopshte fëmijësh, drejtohet nga të diplomuar që mbajnë mend vetëm se për çfarë dege janë diplomuar. Në 55% të rasteve, administrata e nivelit të parë nëpër ministri, drejtohet nga zyrtarë jashtë profilit të sektorit që drejton. Afro 65% e nëpunësve të administratës publike qëndrore nëpër ministri, qarqe e rrethe, nuk kanë as  shkallën fillestare të kualifikimit (etikën) si nëpunës, ndërkohë që 50% nuk kanë patur asnjë ditë kontakt praktik me profesionin e tyre. Nga shërbimet e kontrollit të brendshëm nëpër ministry e qarqe, rezulton se 23% e nëpunësve të lartë janë me diploma false, prej të cilëve vetëm gjysma janë larguar nga puna, mbasi gjysma janë mbrojtur prej titullarëve të lartë e vazhdojnë të drejtojnë zyrat e shtetit. Ky kontigjent leckë nënpunësish e drejtuesish të lartë me diploma false e pa nivel profesional, që ka mbushur zyrat e shtetit, të pushtetit e institucioneve është ushtria e kapove të partive, miqve të kapove të pushtetit e ministrive. Ndërsa inteligjenca potenciale, ajo që i duhet drejtimit të punëve dhe progresit të vendit, por që nuk plotëson kriteret e punësimit të pushtetit SALI, vazhdon e qëndron prej vitesh nëpër trotuare, duke shitur fara, banana, cigare, duke punuar roje nate, lavazhierë e duke lypur punë.

Ligji të nxjerr në pension 60-65 vjeç, konkurset SALI të nxjerrin 30 vjeç!

Prej 6 vitesh kam ndjekur njoftimet në shtyp, të bëra nga Sektori i Shërbimit Civil pranë Ministrisë së Brendshme, që merret me rekrutimin në administratën publike. Ky sektor, boton përditë njoftime për vende të lira e të reja pune. Këto njoftime janë false, bëhen kot, mbasi në këto vende të reja pune, ose vende vakante që shapllen, nuk mund të futesh dot edhe nëse konkuron. Faktet kanë treguar, se atë vend pune që publikohet, nuk e siguron dot edhe pse je më i kualifikuar e më i aftë profesionalisht se të tjerët. Pse? Ka tre pamje:

-   Këto vende pune në administratë, apo institucione e shërbime publike, krijohen me prenotim, hapen posaçërisht me urdhër nga lartë, ose caktohen nga ministrat me emra për miqtë, shokët, të afërmit, dashnoret, pazarxhinjtë, të besuarit e tenderave.

-    Këto vende pune shpallen pasi në to figurojnë të punësuar të përzgjedhurit e titullarëve, duke bërë konkurset formalisht, sa për procesverbal.

-   Për këto vende pune, përcaktohen qëllimisht ato kritere punësimi, që plotësojnë ata që kanë përzgjedhur e për të cilët janë krijuar këto vende pune.

Po japim një rast tipik antiligjor e klientelistë të modelit SALI të punësimit në administratën  dhe institucionet shtetërore. Sipas ligjit në fuqi, secili shtetas, që nuk ka dalë ende në pension, si dhe që ka kualifikimin profesional në përputhje me kërkesën për vendin e punës që shpallet, ka të drejtë të kërkoj të konkurroj. Mirëpo, sa lexon njoftimin, ndesh me një bllokazh krejt absurd. Titullarët e ministrive që shpallin vende të lira pune, nuk krijojnë liri punësimi për të gjithë. Ata vendosin disa kushte. Psh, thuhet se kandidati duhet të jetë deri në moshën 30 vjeç! Duhet të dijë mirë, në të folur e në të shkruar, 1, 2 dhe 3 gjuhë të huaja dhe iks gjuhë të huaj (siç e ka i përzgjedhuri i tyre). Duhet të ketë përvojë në administratën e lartë shtetërore jo me pak se 5 vjet. Duhet të ketë notën mesatare të shkollës së lartë mbi 9. Duhet të ketë përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës. Të jetë femër. Këto kushte punësimi, shpiken e përdoren qëllimisht nga drejtuesit e ministrive, megjithëse nuk janë aspak ligjore, as sipas Kodit të Punës e as sipas Statusit të Nëpunësit Civil.

Konkurset për punësime në administratën publike, po përdoren hapur si bllokazh ndaj të aftëve, si rrugë e lirë punësimi për miqtë dhe shokët e titullarëve të institucioneve, po përdoren si shantazh psikologjik për të paaftët që rekrutohen, si qark i mbyllur nepotik dhe hapësirë e lirë për korrupsion. Pa përmendur kushtet e vendosura, mjafton të jesh psh, në moshën 30 vjeç e 1 ditë dhe nuk pranohesh në konkurrim për vendin e punës që shpallet, mbasi kaq veç e do ministri atë që punëson. Pra, megjithëse mund të jesh tepër i aftë, i ke të mbyllura dyert e punësimit në administratë. Mirëpo rrugët për tu bërë pjesë e administratës SALI janë të bllokuara edhe pse dihet, që 75% e specialistëve e shkencëtarëve në vendin tonë, janë mbi 40 vjeç!

Zyrat, mbushur me gjyshe politikanësh, vjehrra ministrash e deputetësh

Pushteti SALI ka shpikur konkurset false për të bërë punësime nepotike, klienteliste, korruptive në administratën publike, me synimin për të spostuar, sulmuar, denigruar e për të bllokuar inteligjencën potenciale, që të mos jetë në krye të punëve dhe drejtues në zyra. Por, po ky SALI reformatori, ka mbushur zyrat me nëpunës që e kanë kaluar moshën ligjore të pensionit 60 e 65 vjeç. Kryeministri demagog, që i bënë thirrje inteligjencës potenci

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›