E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hendboll: Shqipe Tahirit dhe Bekim Dashit, kurora e më të mirëve

Nga Fazli BERISHA
Për dallim nga federatat tjera sportive, të cilat laureatët për vitin 2006 e kishin bërë gjatë fundiviti të kaluar, Federata e Hendbollit e Kosovës, një gjë të tillë e bëri të premten pas dite. Ceremonia e shpalljes, në praninë e shumë miqve të hendbollit dhe personaliteteve të jetës sportive, u bë në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku shpallën hendbollistët dhe hendbollistet më të mira për vitin 2006. Kurora e hendbollistit më të mirë i ka takuar Bekim Dashit, portierë i KH Besa Famiglia nga Peja (meshkujt), ndërsa ndër dhjetë më të mirët janë renditur Muhamed Maloku (Kastrioti), Arben Mucolli (Besa Famiglia), Avni Istrefi (Trepca), Alban Dobroshi (Prishtina), Dukagjin Azizi (Kosova), Leonard Culaj (Vëllaznimi), Flamur Salihu (Kastrioti), Erhan Baliqi (Trepca) dhe Hamëz Gjuka (Besa). Në konkurrencën e femrave, epiteti i hendbollistes më të mirë i ka takuar Shqipe Tahirit e KH Vicianeve nga Lumkuqi, ndërsa ndër dhjetë më të mirat radhiten Admire Hasani (Vicianet), Lumnie Hyseni (Kosova), Blerta Juniku (Vëllaznimi), Ardita Hoxha (Prishtina), Albulenë Kelmendi (Kosova), Kimete Mazreku (Shqiponja), Kaltrina Domaneku (Kastiroti), Bjondina Sylejmani (Drita) dhe Fikrete Sadiku (Vjosa). Ndërkaq, në konkurrencën e juniorëve, hendbollisti më i mirë është shpallë Fidan Cimili i Trepcës, ndërsa ndër dhjetë më të mirë janë Besmir Kusari (Vëllaznimi), Granit Sahiti (Kastrioti), Bestar Selmanaj (Liridoni), Astrit Shala (Trepca), Astrit Krasniqi (Besa), Syart Kasapi (Vëllaznimi), Florent Tahiri (Kosova) dhe Ylber Mjeku (Prishtina). Skuadrat më të suksesshme janë shpallur KH Besa Famiglia (seniorë-meshkujt), KH Vicianet (femrat) dhe KH Besa (juniorë). Dyshja e gjyqtarëve më të mirë u shpallën Istref Sadriu dhe Xhevdet Abazi, ndërsa trajnerë të vitit janë Taib Kabashi (meshkujt), Imer Selmanaj (Vicianet) dhe Bahri Gorani (juniorë). Me mirënjohje është nderuar edhe Zijavere Salihu-Loshi, trajnere e KH Prishtina dhe Shani Brahushi i Shkollës së Hendbollit "Bashkim Idrizi" nga Gjakova. Punëtorë më i suksesshëm sportiv është zgjedhur Lulzim Abazi (KH Kastrioti) së bashku me Fadil Idrizin (Besa Famiglia). Më mirënjohje posmortum federata ka nderuar Haki Mulhaxha, ish anëtarë i bordit të FHK-së në periudhën 2000 - 2005, dhe kryetar i KH Besa nga Peja si dhe Haki Baftiu, ish trajnerë i KH Vjosa dhe ish anëtarë i bordit të FHK-së në periudhën 1994 - 2000.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›