E Diel, 1 Nëntor 2026

Henri: “Ronaldo nuk krahasohet me Mesin” Sulmuesi i Barcelonës, Tieri Henri pohon se Kristiano Ronaldo nuk e meriton të fitojë “Topin e artë” për këtë vit. Francezi: “Mesi është lojtari më i mirë në botë”

Kur kanë mbetur edhe vetëm tri javë nga publikimi i futbollistit evropian të vitit, apo siç njihet ndryshe fituesit të “Topit të artë”, në garën e madhe duket se janë dy nga talentet më të mëdhenj të botës, Kristiano Ronaldo i Mançesterit dhe Lionel Mesi i Barcelonës.

Në garë janë dhe Iker Kazijas, Ksavi e Fernando Torres, por beteja e vërtetë është “kufizuar” midis portugezit të “Djajve të kuq” dhe argjentinasit të “blaugrana”-sve.

Mesi deklaroi se edhe Ksavo apo Serxho Aguero e meriton të fitojë “Topin e artë” nga lista prej 30 lojtarëve të dominuar, ndërkohë që Ronaldo nuk e ka fshehur se është ai që e meriton trofeun prestigjioz.

Sulmues francez i Barcelonës, Tieri Henri, mbushtet 21-vjeçarin e klubit të tij, duke e konsideruar Mesin si lojtarin më të mirë të kontinentit, dhe natyrisht që edhe në botë.

Ish-kapiteni i Arsenalit, i cili përfundoi i treti në vitin 2006 pas dyshes italiane Fabio Kanavaros e Xhanluixhi Bufonit tha: “Mesi është më i miri. Ato që bën ai janë të një bote tjetër. Ai është i jashtëzakonshëm. Pasi pashë ndeshjen e Arsenalit kundër Mançester Junaitid, unë këmbëngul se Kristiano Ronaldo është një gjë dhe Mesi një tjetër. Nuk ka asnjë krahasim. Mesi e meriton ‘Topin e artë’ këtë vit”.

E Hene, 10 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›