Liga e Parë e Maqedonisë, Javë shterpe Fitore ka shënuar skuadra nga Kumanova, Milano 0:1 në Shkup, kundër Metalurgut me golin e Geshovskit në minutën 68-te

RESHAT IBRAHIMI (Shkup, 10 nëntor) - Katër ndeshje kanë përfunduar me barazime në javën e 12-të të elitë së futbollit të Maqedonisë. Fitore ka shënuar skuadra nga Kumanova, Milano 0:1 në Shkup, kundër Metalurgut me golin e Geshovskit në minutën 68. Renova në Kratovë ka arritur të rrëmbej vetëm një pikë përballë Sileksit të Kratovës, duke luajtur 1:1. “Bardhekaltrit” në minutën e 40’ shënuan nëpërmjet Todorovskit, kurse në të 70-ën barazoi Gligorov. “Në pjesën e parë kishim disa raste të mira për të rritur avantazhin, mirëpo nuk ndodhi një gjë e tillë. Në minutën 65 mbetëm pa një lojtar, pasi Todorovski u ndëshkua me karton të kuq, kështu që u desh të mbrojmë rezultatin”, tha kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu. Pa fitues përfundoi takimi në fushën e Turnovës në ballafaqimin mes Horizontit dhe Makedonia Gj.P. Ivanovski shënoi për “luanët” në minutën e 8’, ndërsa Kleçkarovski barazoi në minutën 48’ për vendasit. Të rikujtojmë se të shtunën Rabotniçki dhe Napredoku luajtën 1:1, ndërsa derbi mes Pobedës dhe Vardarit ka përfunduar pa gola. Kjo javë ishte më joefikasja sa i përket golave të shënuar.
Rezultatet:
Pobeda - Vardari 0:0
Metalurg - Milano 0:1
H. Turnovo - Makedonija GjP 1:1
Rabotniçki - Napredok 1:1
Sileksi - Renova 1:1
Pelisteri, i lirë
E Hene, 10 Nentor 2008