E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henri shenon serish me fanelen e Arsenalit

Tieri Henri rikthehet me gol që në ndeshjen e parë me fanelën e Arsenalit. 34-vjeçari francez shënoi golin e fitores në sfidën për Lids Junajtid e vlefshme për raundin e tretë të kupës së Anglisë.

Henri, i huazuar për vetëm 2 muaj nga Nju Jork Red Bulls hyri në minutën e 68 të ndeshjes dhe 10 minuta më vonë shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Ky është goli i 227-të për Henrin me fanelën e skuadrës londineze të Arsenalit.

"Nuk e kisha menduar që do të luaja sërish dhe për më shumë të shënoja një gol vendimtar me Arsenalin, - ka theksuar pas ndeshjes sulmuesi francez. - E dashuroj këtë skuadër, shpresoj të bëj më të mirën dhe besoj se ky nuk do të jetë goli im i fundit".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›