Me kali mbi qilim të kuq

Në premierën e filmit të tij të ri “War Horse” (Kali i Luftës) në Londër, regjisori, Steven Spielberg, erdhi i shoqëruar nga dy aktorët kryesorë, Jeremy Irvine dhe kali Joy.
Edhe pse mediat britanike vëmendjen më të madhe ia kushtuan princit William dhe dukeshës Kate, të cilët u shfaqën në premierë të filmit të ri të Spielberg, ato amerikane kryesisht shkruajnë për “aktorin kryesor” që parakaloi mbi qilim të kuq – për kalin Joy.
Joy pozoi para fotoreporterëve, përderisa Spielberg u zbuloi gazetarëve se xhirimi me të ishte “i mundimshëm, por fantastik”.
"Nuk kisha rast deri tani që të punoja me kafshë. E.T. ishte më i lehtë për punë, por Joy ishte fantastik në mënyrën e tij”, theksoi ai.
Filmi “War Horse" flet për një Albertin (një djalosh stalle) që lajmërohet për ushtri gjatë Luftës së Parë Botërore, pasi që kali i tij iu shit mbretëreshës. Alberti udhëton nëpër Evropë vetëm sa për ta gjetur kalin e tij.