E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portman kthehet me dokumentar për vegjetarianë

Aktorja e njohur amerikane, Natalie Portman, e cila para pak muajsh u bë nënë për herë të parë, kthehet në botën e filmit me një dokumentar të ri.

Në fakt, Portman tashmë po xhiron një film dokumentar për vegjetarianët, ndërkohë që kamerat po e përcjellin pandërprerë derisa ajo përgatit shujtat e saj, duke dokumentuar kështu se si duket stili jetësor i dikujt që nuk ha mish e as produkte qumështi.

Ideja për film Natalie’s i erdhi pasi që lexoi librin e Jonathan Safran për vegjetarianizmin"Eating Animals", pas të cilit vendosi t’i përkushtohej bërjes së filmit me këtë temë.

“Natalie më ka kontaktuar vitin e kaluar, dhe më ka thënë se i pëlqeu shumë libri im. tashmë e njoh mirë, andaj edhe do t’i ndihmoj në këtë projekt, megjithëse kjo do të jetë një vepër dhe një vizion i saj. Tani ajo ndodhet në fillim të projektit”, sqaroi Jonathan Safran për mediat amerikane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›