E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtohet Cana jashte fushes per 1 muaj

Duke mos mjaftuar aktivizimi i pakët me Lazion, tashmë dëmtimi në shtyllën kurrizore do ta lërë futbollistin e kombëtares shqiptare Lorik Cana më shumë se 1 muaj jashtë fushave.

Mesfushori ka patur dhimbje gjatë ndeshjes me Sienën dhe u ndërrua në pjesën e dytë nga trajneri Reja. Në mediat italiane thuhet se Lorik Cana, i cili nuk e ka fituar ende plotësisht besimin e trajnerit ka pësuar dëmtim në vertebrën e dytë dhe të tretë të shtyllës kurrizore.

Ende nuk dihet e sigurtë por, ky dëmtim mund të lërë kapitenin e kombëtares tonë edhe jashtë ndeshjes miqësore me 29 shkurt të këtij viti me Gjeorgjinë, e cila do të jetë dhe debutimi i De Biasit, si trajner i përfaqësueses shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›