Henrik May, njeriu i rërës
Henrik May, 33 vjeç, është rritur në Zella-Mehlis, një qytet i vogël në malet e Gjermanisë. I ka veshur për herë të parë patinat e skisë në moshën 4-vjeçare. Në atë kohë e ëma punonte në spital si ndihmëssanitare, ndërsa i ati roje pylli dhe e kalonte pjesën më të madhe të kohës nëpër pyje, kurse vëllai i vogël sapo kishte lindur. Në pak kohë, Henrik u bën një nga skiatorët më premtues të vendit. Zakonisht ai stërvitej pranë shkollës sportive Oberhof, së bashku me Kati Wilhelm dhe Ronny Ackerman. Më vonë, Kati Wilhelm u bë kampione olimpike, ndërsa Ackerman kampion bote. Sot, Henrik May bën ski në shkretëtirë.
Swakopmund në Namibi konsiderohet një zonë plazhi, edhe pse i ftohti i Benguelës që vjen nga Antarktida, e mban temperaturën e ujit gjithmonë nën 20 gradë. Era që vjen nga deti është shumë e ftohtë dhe e fortë. Të rinjtë afrikanë qëndrojnë para shtëpive të të bardhëve për të ruajtur makinat dhe kur bie nata vishen trashë për të mos e ndjerë të ftohtin. Henrik dëshironte të më çonte në një dunë të lartë 114 metra. Duhej të vishnim patinat e skisë për të rrëshqitur mbi rërë. Por, fatkeqësisht sot era është shumë e fortë, kështu që Henrik më ofron një kafe në shtëpinë e tij. Dalim nga qyteti. Shkretëtira fillon menjëherë pas shtëpive të fundit. Era e ngre rërën lart dhe si të ishte dëborë ka mbuluar të gjithë rrugën. Pak metra më larg ndodhet shtëpia e Henrik, të cilën ai e ka ndërtuar gurë pas guri së bashku me të atin. Shtëpia në mes të fshatit është streha ku banojnë Henrik dhe e ëma.
Një shans i humbur
Në shkollën sportive të Oberhof, Henrik stërvitej dy herë në ditë, duke u bërë ballë provave shumë të rënda. Më 1989-ën, vit i shembjes së Murit të Berlinit, ai do të merrte pjesë në garën për të hyrë në skuadrën kombëtare. Por nuk kishte më dëshirë të konkurronte: ndoshta nuk ishte edhe aq i zoti, ndoshta nuk ishte i gatshëm të bënte të njëjtat sakrifica të shokëve të tij. Pas bashkimit të dy Gjermanive, nëna e tij u pushua nga puna dhe babai u sëmur. Puna në pyje e kishte lodhur shumë dhe dhembja e shpinës e detyronte të qëndronte vetëm ulur. Pasi përfundoi studimet, Henrik filloi të kërkonte një punë të sigurt, kështu që hyri në polici. "Në polici je gjithmonë idioti i turnit. Duhet të tregosh respekt për njerëzit që dehen çdo natë", thotë ai.
Pas pak nëna e Henrik na shërben kafenë në kuzhinë. Një pjesë e kuzhinës është zënë nga bufeja e bardhë e mbushur me gota e filxhanë. Anash saj ndodhet një tavolinë ngrënieje ngjyrë kafe e errët. "Sa herë jemi ulur rreth saj, pa e ditur se çfarë do të ndodhë nesër", thotë Henrik. "Çfarëdo lloj gjëje që të ndodhë, ne do të ecim përpara".
Henrik thotë se nuk duhet humbur kurrë besimi, por të luftojmë e të ecim përpara. Ndonjëherë ka hije të rëndë, ndërsa herë të tjera pamjen e një të zhgënjyeri. Herë-herë duket si një trajner i vetvetes.
Më 1995-ën familja May lexoi një njoftim se dikush do të shiste një fermë në Namibi. Për të parën herë menduan të braktisin Gjermaninë dhe t‘i drejtoheshin Afrikës, duke qenë se babai ishte i sëmurë, nëna kishte mbetur pa punë dhe djali ishte një i dështuar. Kështu morën menjëherë një avion për në Afrikë, por kur arritën në fermë gjetën vetëm një shtëpi të rrënuar shumë larg fshatit. U rikthyen në Gjermani, ndërsa vazhdonin të mendonin për Namibinë. Bie telefoni. Henrik përgjigjet në gjuhën afrikane, të cilën e ka mësuar kur jetonte vetëm në Namibi. Kur prindërit u transferuan në Namibi nuk mund t‘i shihnin kanalet gjermane, sepse kushtonin.
Pas kthimit në Gjermani, familja May vazhdonte të mblidhte informacione, regjistronte programe televizive dhe të merrte pjesë në aktivitetet e miqve nga Namibia. Henrik po e perfeksiononte gjuhën angleze ditë pas dite në universitet. Dy vite më vonë panë në televizor një reportazh mbi një familje gjermane që jetonte në Namibi. Përmes kanalit televiziv, arritën të kontaktonin me atë familje dhe së bashku të hapnin fshatin e parë turistik. Por Enti për Mbrojtjen e Ambientit në Namibi i mohoi autorizimin.
Më 13 janar të 1998-ës, Henrik zbriti në Windhoek me dy çanta shpine dhe dy valixhe: detyra e tij ishte të gjente një vend të përshtatshëm për familjen që t‘ia fillonte nga zero. Kishte marrë me vete gjashtëmijë marka dhe disa formularë për lejen e qëndrimit. Fillimisht qëndroi te familja që njohu falë televizorit, ndërkohë që prindërit e tij në Gjermani prisnin të merrnin ndonjë lajm nga Afrika e largët. Gjatë viteve të para në Namibi, Henrik qëndronte me agjentët imobiliarë, pasi këta të fundit mendonin se gjermani ishte shumë i pasur. Pas një viti, kur po i mbaronin gjashtëmijë markat, familja e tij në Gjermani shiti shtëpinë dhe gjithçka që kishte në pronësi, më pas u nisën drejt Afrikës, për të filluar një jetë të re.