E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ozil, numri 10 më i mirë në botë

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho beson se mesfushori Mesut Ozil ka atë që nevojitet për tu bërë futbollisti më i mirë në botë.

Ozil ka shkëlqyer për gjigantin madrilen pas transferimit nga Werder Bremen më 2010, duke realizuar 17 gola dhe 48 asistime në 105 paraqitje. “Ai është numri 10 më i mirë në botë”, deklaroi Mourinho gjatë një konference në Ankara.

“Të gjithë e duan atë dhe mua më duket se shoh Figon dhe Zidanen brenda tij. Ai do të krijojë histori në Real Madrid”, përfundoi portugezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›