Rama: Do te kthejme shtetin ne fshat, nuk vijme per vote, por per zgjidhje

SHKODER- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ka rrugetuar drejt veriut te vendit ku ka bashkebiseduar me banore te fshatit Mushan te komunes Dajc. Gjate bashkebisedimit me fermeret ne kete fshat, kryesocialisti e ka quajtur te patolerueshme faktin qe edhe pse tokat jane nje pasuri per keto zona, perseri varferia, braktisja e punes me token jane fenomene cuditerisht te pranuara. "Eshte e pamundur qe ne te jetojme dhe te pranojme nje qeverisje, e cila e ka braktisur fshatin, ka braktisur prodhimin, ka braktisur cdo hapesire ku shteti duhet te jete prezent. Mungesa e prezences se shtetit eshte nje tradhti ndaj interesave te njerezve qe kane votuar per ta pasur shtetin ne krahe dhe jo per ta pasur shtetin kunder", tha Rama. Kreu socialist ka nenvizuar se politikat e reja ne PS do te sjellin ndryshime ne punen me token dhe ne mbeshtetjen financiare qe qeveria socialiste e pas 2009-es, do te jape per te gjithe ata qe kane zgjedhur te jetojne me punen ne bujqesi apo blegtori. "Ne duam te rikthejme shtetin dhe ti japim nje kuptim te ri jetes ne fshat, duke ndertuar nje bashkim te ri mes shtetit dhe bujqve e fermereve shqiptare", u shpreh kreu i socialisteve Rama. "Prej shume vitesh fshati jeton ne nje proces rrenimi, degradimi, varferimi, papunesie dhe jemi te vetedijshem se politika kujtohet per fshatin vetem ne fushata elektorale. Duhet te jemi me njerezit jo per t'ju marre voten, por ne radhe te pare per t'ju degjuar hallin dhe jo kur eshte fushata politike apo kur politika ka hallin te mbledhe vota, por ne nje periudhe te gjate qe ka nisur me shqiptaret vite me pare gjate fushates elektorale", tha Rama.