Spitalet, ne varesine e ISKSH-se
Pervoja e Spitalit te Durresit per shtrirjen e skemes se sigurimeve shendetesore do te ndiqet edhe per spitalet e tjera te vendit. Gjate takimit te djeshem qe u zhvillua ne ambientet e ketij spitali, ku merrnin pjese perfaqesues te ISKSH dhe Ministrise se Shendetesise eshte bere nje permbledhje e detajuar e menyres se si funksionon ky spital si edhe e cmimeve te sherbimeve qe ofron. Keshtu, spitali ka nxjerre nje kosto te perafert per nje pacient, sipas diagnozave te ndryshme. Me shtrenjte mesohet se kushton nje pacient femije, me hepatit viral, ne shumen rreth 64 mije leke.
Skema
Aktualisht Spitali i Durresit eshte i vetmi qe financohet nga skema e sigurimeve shendetesore. Sipas ISKSH, nuk eshte e rastesishme qe performanca e ketij spitali eshte shume me e mire ne mjaft tregues krahasuar me spitalet e tjera. Ketu nuk ka probleme me barnat sic ndodh rendom ne spitalet e tjera, shfrytezimi i shtratit eshte ne nivele mjaft te mira dhe pavaresisht problemeve te hasura nder vite, skema e financimit permes sigurimeve shendetesore po funksionon. Per kete arsye, pjesemarresit ne aktivitet e kane pare te udhes shtrirjen e skemes se sigurimeve me gjere se ky spital. Keshtu, eshte vene re nje efikasitet ne funksionimin e sherbimit te recepsionit qe ka siguruar rritjen e te ardhurave dytesore, pra te ardhurat nga personat e pasiguruar. Ato jane trefishuar krahasuar me vitin 2003, dhe jane perdorur per investime dhe shperblime e motivimin shkencor te punonjesve. Nga ana tjeter, ne kete spital eshte kryer punesim i personelit me nivel te larte profesional, e me konkretisht 1 Profesor, 23 mjeke specialiste e punonjes te tjere me Grade Shkencore, etj. Gjithashtu, sipas te dhenave te spitalit te Durresit eshte trefishuar numri i infermiereve me arsim te larte ne krahasim me vitin 2001.
Kostoja
Rezultatet e dhena ne funksionimin dhe cilesine qe ofron spitali i Durresit, do te jene modeli baze qe do te ndiqet per te gjithe sistemin shendetesor shqiptar. Pikerisht ne kuadrin e reformes ne sistemin shendetesore, Zv/kryeministri, Genc Pollo, deklaroi se "zgjerimi i skemes se sigurimeve shendetesore dhe perfshirja ne kete skeme e sistemit spitalor, eshte nje hap i rendesishem ne menaxhimin me te mire te strukturave tona shendetesore ne sherbim te qytetareve". Nderkohe, ministrja e Shendetesise, Anila Godo e vleresoi punen e bere ne kete spital, duke theksuar se "ballafaqimi me pervojen e krijuar nga zbatimi i projektit pilot ne spitalin rajonal te Durresit, do te sherbeje si model per futjen e sistemit spitalor ne skemen e ISKSH-se ne te gjitha spitalet e vendit". Pikerisht, aplikimi i ketyre skemave te reja ka bere qe ky spital te beje llogaritjen e kostos per grup diagnozash dhe sherbim mjekesor sipas elementeve perberes te shpenzimeve (direkte, indirekte). Nje risi tjeter eshte llogaritja e kostos, mesatarja e nje dite qendrimit per cdo diagnoze dhe kostoja per nje dite qendrimi, si dhe kostoja per rast. Ne total, sipas stafit te ketij spitali, efekti financiar per vitin 2007 krahasuar me 2006 eshte 15 milion leke kursim per kater sherbimet ku aplikohet sistemi DRG. Sipas ketyre burimeve, kostoja per nje pacient me apendicit akut eshte 30 mije leke, per guret ne temth, 49 mije leke dhe per insuficiencen kardiake, 21,2 mije leke. Sa i perket vleresimi financiar te personelit, mesohet se pagat e tyre jane 15-20 per qind me te larta se ne spitalet e tjera. Nderkaq, sipas te dhenave, rritja e shfrytezimit te shtratit varion nga 50 deri ne 75 per qind. Gjate periudhes qe Spitali i Durresit ka ushtruar aktivitetin per te cilin eshte krijuar, eshte arritur ulja e mesatares se dite qendrimit ne Spital nga 7.4 qe ishte ne fillim, ne 4.9 qe eshte aktualisht. Nje gje e tille mesohet te kete ndodhur si rezultat i trajtimit mjekesor me nivel te larte dhe perdorimit te barnave cilesore. Ky spital mbulon me sherbim shendetesor 350 mije banore me nje kapacitet prej 340 shtreter. Gjate implementimit te shtrirjes se skemes se sigurimeve ne Spitalin e Durresit jane krijuar disa struktura te reja, si: Njesia e llogaritjes se kostos, Njesia e prokurimeve dhe e blerjeve, Njesia e informimit dhe e transparences, Njesia e inxhinierise Biomedikale dhe Njesia e Asistences sociale dhe psikologut.
Kostot e plota per disa diagnoza:
Diagnoza Kosto per Rast
Apendicit Akut 30.000 Leke
Gure ne Temth 49.027 Leke
Insuficince Kardiake 21.204 Leke
Diabet Melitus 39.337 Leke
Hepatit Viral (Pediatri) 63.846 Leke
Lindje Normale 16.733 Leke
Te dhenat i referohen zyres se kostos se Spitalit Durres