Vendimi, qeveria shkurton kompetencat e SHISH-it
06/10/2011 Kryeministri urdhëron shkrirjen e qendrës së komunikimit sekret në shërbimin informativ
Këshilli i Ministrave ka marrë dje vendim për shkrirjen e Drejtorisë së Shifrimit, strukturë në varësi të Shërbimit Informativ Kombëtar, që detyrë kryesore kishte përpunimin, mbledhjen, shpërndarjen dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar si sekret shtetëror. E thënë më qartë, drejtoria në fjalë kishte si funksion marrjen e mesazheve të koduara, deshifrimin e informacionit të koduar që vinte nga ambasadat e huaja apo në adresë të institucioneve të tjera të rendit apo të mbrojtjes. Më saktë, Drejtoria e Shifrimit në bazë të ligjit të vitit 1999 dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2007 ishte njëkohësisht autoriteti kombëtar për sigurimin e komunikimeve, por dhe autoriteti i shpërndarjes së tyre
Vendimi
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 25 e 31 të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999, «Për informacionin e klasifikuar ‘sekret shtetëror’», i ndryshuar”, me propozim të Kryeministrit Këshilli i Ministrave vendosi: “Në kreun II, shkronja “E”, “Sigurimi i komunikimeve”, të vendimit nr.922, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, fjalët “strukturë në varësi të Shërbimit Informativ të Shtetit” shfuqizohen. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Tashmë ky shërbim do t’i kalojë institucioneve përkatëse, të cilat, me sa duket, do të kenë drejtoritë e tyre të shifrimit. Kjo do të thotë se SHISH-i tashmë nuk do të ketë akses hyrjeje në informacionin që mblidhet për çdo institucion, por vetëm për informacionin e koduar që vjen në adresë të tij. Kjo drejtori ishte përpunuesja kryesore e mesazheve që merrte dhe jepte shërbimi ynë diplomatik me anë të kodimeve të ndryshme.
Drejtoria e Shifrimit
Specialistët e SHISH-it shprehen se deri më dje informacioni që përpunonte kjo drejtori ishte ai që merrej kryesisht me anë të radiove transmetuese, mesazheve telefonike, të dhëna në bazë të numrave apo shenjave. Pas vitit 2000 sistemi u modernizua dhe gjithçka kalon në mënyrë elektronike, por sërish e koduar. Pra, lypset që specialistët e këtij sektori, që deri më tani kanë qenë në varësi të SHISH-it të kalojnë në institucione të tjera, sipas profilit dhe rëndësisë që do të ketë informacioni. Ndërkohë mësohet se nga Shërbimi Informativ vareshin dhe shifrantët tanë nëpër ambasada, të cilët mund të lëvizin sipas nevojave të institucionit.
Rregullorja e re
Ndërkohë vendimi i parë, pra heqja nga varësia e Drejtorisë së Shifrimit nga SHISH-i dhe kalimi në varësi të institucioneve është shoqëruar dhe me rregulloren e re, e cila është e zbatueshme për të gjitha ato dikastere që kanë në varësi një drejtori shifrimi për nevojat e tyre. Me anë të nxjerrjes së rregullores së re ajo e vjetra, e miratuar në vitin 2002, është shfuqizuar, pasi kanë ndryshuar dhe rregullat e ruajtjes së informacionit.
Ligji për SHISH-in
Para më shumë se një viti maxhoranca propozoi një ligj për reformimin e Shërbimit Informativ, ligj i cili shkaktoi jo pak zhurmë në politikën shqiptare, por dhe në organizmat ndërkombëtarë. Vetë NATO-ja, aleanca ku Shqipëria bën pjesë që nga viti 2008, kërkoi që më parë ky ligj të shqyrtohej nga ajo vetë. Ndërkohë kundër këtij ligji veç opozitës doli asokohe dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Xhon Uidhers.
21 janari
Kreu i SHISH-it dhe i gjithë shërbimi në tërësi do të akuzohej nga kryeministri Berisha për ngjarjet e 21 janarit. Sipas kryeministrit, shërbimi për ngjarjen në fjalë nuk kishte dhënë asnjë informacion një ditë më parë, megjithëse përgatitjet, sipas tij, kishin kohë që bëheshin nga eksponentë kriminalë. Pas kësaj komisioni i ngritur për këtë qëllim kërkoi vetë Bahri Shaqirin për të dëshmuar, por dëshmia nuk u dha asnjëherë.