Milani kërkon Marchision

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 20:10
Claudio Marchisio është alternativa e Milanit për Marek Hamsikun.
Rossonerët kanë konfirmuar se kërkojnë përforcime për mesfushë, e sidomos në krahun e majtë.
Objektivi i tyre kryesor ishte Hamsik, por Napoli kërkon 100 milionë euro për yllin sllovak.
Ndërsa e përditshmja sportive italiane, Tuttosport ka njoftuar të dielën se Milan ka kthyer vëmendjen tek ylli i Juventusit, Marchisio.
Produkt i akademisë së Juventusit, ai është titullar te Bianconerët, pot thuhet se nuk përshtatet në taktikat e trajnerit të ri Antonio Conte.