“Heqja e TVSH për makineritë bujqësore garanton nxitjen e investimeve”
Këshilli i Agrobiznesit shqiptare përshëndet vendimin e qeverisë
“Heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore e parashikuar në paketën fiskale të hartuar nga qeveria do të garantojë nxitjen e investimeve në sektorin e agroindustrisë vendase”. Një qëndrim i tillë vjen nga presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptare (KASH) Enver Ferizaj, në një prononcim për mediat të premten tha se, lehtësimin nga TVSH-ja për investitorët e industrisë përpunuese ushqimore, të cilëve u hiqet TVSH-ja për makineritë bujqësore, vjen në vazhdën e prioritetit të shpallur nga qeveria për këtë sektor, por njëherazi dhe në përgjigje të kërkesës së KASH-it për heqjen e kësaj TVSH-je. Bujqësia në vendin tonë, po shënon çdo vit e më shumë rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke dhënë një kontribut parësor në rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Në këtë kontekst rritja e prodhimit agroushqimor të përpunuar me lëndë të parë vendase mbetet sfide e së ardhmes. Ferizaj, shpreh bindjen se politikat lehtësuese të barrës fiskale si dhe programi i subvencionimit që po ndërmerr intensivisht qeveria janë alternativat e suksesit për zhvillimin e agrobiznesit në vend. Komisioni i Ekonomisë miratoi një ligj që heq Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për makineritë dhe pajisjet. Ligji parashikon, që përfitojnë heqje të TVSH -së, investime me vlerë prej 500 mijë dollarësh, por duke pasur parasysh kërkesën specifike të dy sektorëve, fasonë, dhe agrobiznesit, kjo vlerë është konsideruar zero.