Heqja e TVSH-së për produktet bazë

Ditë më parë, deputetja Mimi Kodheli, paraqiti para medieve propozimin e PS-së, që parashikon t’u vijë në ndihmë familjeve të varfra.
Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 20 % për disa ushqime, teorikisht duhet te sjelle edhe ulje çmimesh ne treg.
Barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit është rritur me 18 %. Gjatë kësaj periudhe megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44 %, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur si më poshtë :
• Energjia elektrike është rritur 62 %;
Barnat jane rritur 43 %;
• Shërbimi shëndetësor është rritur 50 %;
• Mielli, Buka, Sheqeri, Vaji, Orizi janë rritur mesatarisht me 52 %.
“Duke vlerësuar momentet e vështira që po kalojnë shtetasit shqiptarë, si në qytet edhe në fshat, rritjen galopante të çmimeve të të gjitha mallrave ushqimore dhe industriale, pamundësinë për blerjen e ushqimeve kryesore për jetesë si dhe uljen drastike të fuqisë blerëse, deputetët e opozitës propozojnë këtë projektligj, me qëllimin kryesor për të lehtësuar përballimin e jetesës së shqiptarëve, nëpërmjet lehtësimit të barrës fiskale dhe ndikimit direkt te çmimi i këtyre produkteve. Ne mendojmë se nga ana tjetër ulja e çmimeve do të kontribuonte në rritjen e kërkesës, për këto produkte”, thekson PS-ja.
Opozita kërkon që mallrat bazë të shportës konsumatore: miell, bukë, qumësht, vezë, dhe ilaçe, janë shërbime të tatuara në masën 0 % TVSH, ndërsa furnizimet me vaj, sheqer dhe oriz janë furnizime të tatueshme në masën 10% të TVSH-së.PS-ja thekson se projektligji i propozuar është në përputhje me Kushtetutën si dhe me legjislacionin fiskal që ka lidhje me të. /Start/
2011-10-04 15:19