PS dërgon draftin për heqjen e TVSH-së në Kuvend

Partia Socialiste ka dërguar në Kuvend draftin TVSH-së. Sipas ekspertëve të opozitës ushqimet duhet të përjashtohen nga taksa e TVSH-së, ndërsa thekojnë se për miellin, bukën, vezën, qumështin TVSH-ja duhet të jetë zero.
Ndër të tjera në drafin e hartuar nga PS theksohet se edhe ilaçet duhet të përjashtohen nga taksa e TVSH-së.
Më herët Partia Socialiste, nëpërmjet nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë Mimi Kodheli, ka deklaruar se do kërkojë zyrtarisht në Kuvend heqjen e taksave për disa nga produktet më jetike dhe përgjysmimin e tyre mallrat e tjerë ushqimore si edhe për ilaçet.