Pabi britanik gjunjezon Premier League

Një pab i njohur në Angli ka fituar betejën e fortë ligjore për të transmetuar ndeshjet e Premier League duke përdorur një dekoder të huaj televiziv.
Pronares Karen Murphy iu desh të paguante 8 mijë stërlina gjobë për përdorimin e një dekoderi më të lirë grek në pabin e saj në Portsmuth.
Por ajo e coi cështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila thotë se ligjet kombëtare që ndalojnë importin, shitjen, ose përdorimin e kartave të dekoderëve të huaj bien në kundërshtim me lirinë për të përdorur shërbime të ndryshme.
Gjykata deklaron se legjislacioni kombëtar, që ndalon përdorimin e dekoderëve të huaj, nuk mund të justifikohet as kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të pronës dhe as kur bëhet fjalë për inkurajimin e publikut për të ndjekur futbollin në stadiume.
“Jam e lehtësuar, shumë e lehtësuar. Ka qenë një proces i vështirë, me ngritje dhe ulje nervash dhe tani jam e lumtur që përfundoi. Më duket sikur kam fituar ndaj Premier League dhe Sky”, ka deklaruar zonja Murphy.
Ajo ka bërë të ditur se prej kohësh nuk kishte më një dekoder në pabin e saj “Red, White & Blue” dhe ka shtuar se do të presë “stampimin” e vendimit për ta instaluar atë sërish.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bakaj: Ta sulmojmë Francën, s’kemi ç’të humbasim
Franca duket se do të jetë momenti i Elis Bakajt për të fituar një bluzë titullari. Mesfushori i Dinamos së Bukureshtit, i cili po kalon një formë të mirë në kampionatin rumun, mund të jetë zëvendësuesi i parë i Ervin Skelës, i cili duket se e ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij me Kombëtaren kuqezi. Bulku: Nuk futemi në fushë të mundur
Me dëmtimin e pësuar në skuadrën e tij, AZAL Baku, Ervin Bulku ishte në dyshim serioz për sfidat e fundit kualifikuese në Euro 2012 me Francën dhe Rumaninë. Teuta fiton ndaj Bylisit
Teuta harron shumë shpejt humbjen me Vllazninë në Shkodër, pasi arrin të fitojë përballë një kundërshtari shumë të fortë të këtyre javëve të para të Superligës si Bylisi.
Cana: Në Firence, fitore e madhe
Megjithëse qendroi për 90-të minuta në stol, Lorik Cana shprehet i lumtur për fitoren 2-1 të Lacios në Firence. Franca, pa Benzema ndaj Shqipërisë
Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema dhe mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Bakari Sanja, nuk do të jenë të gatshëm të zbresin në fushë për Francën të premten ndaj Shqipërisë.
Lajmet kryesore
Aleanca Kuqezi: Abuzime gjatë censusit
"Regjistrimi, proces antikushtetues"
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
Itali, familja Kercher e indinjuar
DioGuardi: Shqiptarët në Greqi të diskriminuar