E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e doganave, rritet importi i makinave

TIRANË- Heqja e doganës ka shkaktuar një bum në importin e makinave. Drejtori i Shërbimit dhe Transportit Rrugor, Arben Pinari bën të ditur për News24, se vetëm në Tiranë numërohen rreth 190 targime të reja në ditë nga 40 që bëheshin më përpara.

“Ne afro nga 45 mjete të reja që targohen vetëm në Drejtorinë Rajonale të Tiranës, kemi arritur deri në 190 mjete. Edhe shitja e mjeteve të reja brenda për brenda koncesionarëve shqiptarë, ka ecur me të njëjtat ritme. Pra, nuk ka asnjë lloj luhatje, tek qytetarët që janë të prirur të blejnë mjete të përdorura jashtë, se sa ata qytetarë që blejnë automjete me 0 km”, tha Pinari.

Ndryshimet në ligjin për taksat kombëtare parashikojnë gjithashtu që automjetet e reja me 0 km janë të përjashtuara nga taksat për 3 vjet. Nga ana tjetër, qytetarët që nuk kanë paguar në vite taksat e makinave, mund të përfitojnë nga amnistia fiskale që është në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›