Presidenca e KiE, ministri Haxhinasto në Strasburg
STRASBURG - Zv/kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Edmond Haxhinasto ishte në Strasburg, ku mori pjesë në ceremoninë e kalimit të presidencave të Komitetit të Ministrave nga Ukraina te Britania e Madhe.
Në muajin Maj të vitit 2012, Shqipëria do të marrë presidencën e radhës të Këshillit të Europës dhe kjo cilësohet si një ngjarje historike, pas 17 vjetësh anëtarësim në këtë organizatë.
Në Strasburg, Haxhinasto zhvilloi takime me kryediplomatin britanik William Hague dhe sekretarin e jashtëm të Këshillit të Europës, Thorbjon Jagland.
Jagland siguroi ministrin Haxhinasto për asistencën e tij të plotë për bashkëpunim gjatë presidencës shqiptare të KiE-së.
Në takimin me shefin e diplomacisë britanike, Haxhinasto kërkoi veç të tjerash dhe mbështetjen e Londrës për anëtarësimin e Kosovës në BERZH, ndërkohë që ftoi zyrtarin e lartë britanik të vizitojë Tiranën.
(er.nu/news24/BalkanWeb)