E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit, Berisha: Ramën s’e lënë miliarderët e grupit parlamentar

04-07-2012 / Gazeta 55

Heqja e imunitetit është një nga objektivat parësor të qeverisë, për vetë rëndësinë që ka kjo çështje në procesin e integrimit të vendit. Për këtë arsye, Kryeministrit Berisha i bëri thirrje kreut të PS-së Rama që “të mos dëgjojë zërin e këshillit të miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë”.  Kështu, duke iu referuar vendimeve që përfshiheshin në rendin e ditës, siç ishte ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, organizimin dhe funksionimin e konferencës gjyqësore kombëtare, ligji për deklarimin e pasurive, ku zgjerohet spektri i veprimit të tij dhe kompetencat e ILDKP-së, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, sërish sipas Berishës, asnjëri prej këtyre ligjeve nuk mund të zëvendësojë atë për heqjen e imunitetit. “Këto ligje nuk zëvendësojnë kurrë një ligj tjetër, ai është ligji që zyrtarët, gjyqtarët të kenë imunitet, është ligji i Shqipërisë pa imunitet, është ligji që barazon zyrtarët me qytetarin e thjeshtë, i shton barazi dhe civilitet më shumë se çdo ligj tjetër qeverisë shqiptare. E ftoj zotin Rama, i cili është ftuar në mënyrën më të përsëritur të mos dëgjojë këshillin e miliarderëve të partisë por zërin e socialistëve të thjeshtë. Të mos dëgjojë nënkryetarin në hije të Partisë Socialiste të bëjë zgjidhjen mes imunitetit të Tomës”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e ekzekutivit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›