Kryeministri mirëpret anëtarët e rinj të kabinetit: Besim të plotë tek bashkëpunëtorët e mi
04-07-2012 / Gazeta 55
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Berisha u uroi mirëseardhjen anëtarëve të rinj të këtij kabineti, të cilët u betuan dje në Presidencë, duke nisur sot zyrtarisht detyrat e tyre në ekzekutiv.
Berisha mirëpriti katër anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar, përkatësisht ministrave Tavo, Panariti, Haxhinasto dhe Noka. “Diplomacia shqiptare në këtë 100 vjetor të pavarësisë të bëjë avokatinë më të shkëlqyer të interesit kombëtar. Gjithashtu duhet thellim i gjithanshëm të reformave ekonomike në një kohë të stuhishme për Europën, në mënyrë që Shqipëria të jetë një ndër vendet më të sigurt. Unë kam besim të madh tek bashkëpunëtorët e mi”, vuri në dukje Berisha.