E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rritja e pagave dhe pensioneve, tejkalojnë 5 herë inflacionin

04-07-2012 / Gazeta 55

Qeveria vendosi zyrtarisht rritjen e pagave dhe pensioneve. “1 me 5 nga 1 me 11 raporti i rrogave të larta me ato të mesme”


Këshilli i Ministrave mori sot një vendim i rëndësishëm për familjet shqiptare, e konkretisht atë të rritjes së rrogave dhe pensioneve, rritje kjo e mundësuar nga të ardhurat e institucioneve përkatëse të vendit. Një vendim i tillë u bë i ditur nga vetë Kryeministri, Sali Berisha gjatë  mbledhje së qeverisë, ku përjashtoi kategorikisht marrjen qoftë dhe të një qindarke borxh për rritjen e pagave dhe pensioneve. “Ky vendim është realizim i politikës së kësaj mazhorance për pagat dhe pensionet. Ky vendim bëhet dy herë më i rëndësishëm për kohën në të cilën merret. Shqipëria listohet në një nga më të paktat vende të kontinentit dhe më gjerë që rrit pagat dhe pensionet e qytetarëve të saj. Vendimi një shpërblim i merituara në 100 vjetorin e Pavarësisë për 820 familjet shqiptare. Kjo rritje tejkalon me 3-5 herë indeksimin apo inflacionin e këtij viti”- u shpreh Berisha. Në vijim të këtyre arritjeve, kreu i ekzekutivit u ndal dhe në një tjetër moment pjesë e këtij vendimi. “Vendimi një hap i rëndësishëm në fytyrën njerëzore të kësaj qeverie. Raporti, mes rrogave të mesame me rrogat larta e gjetëm 1 me 11 dhe e bëmë 1 me 5. Ne gjetëm një piramidë pagash çnjerëzore”- tha kryeministri. Ndërkohë që nuk mund të mos evidentohej në këtë ligjerate dhe arsyet që sollën rritjen e pagave dhe pensioneve. “Reformat qeverisëse sollën në ekonomi të suksesshme. Rritja ekonomike ishte meritë e reformave qeverisëse, ndaj dhe ekonomia i rezistoi krizës. Njëkohësisht, ishin po këto reforma ato që bënë të mundur rritjen e pagave dhe të pensioneve, vendim për realizimin e të cilit nuk është marrë asnjë qindarkë borxh, por e mundësuar nga të ardhurat e institucioneve përkatëse të vendit”, nënvizoi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›