Heqja e imunitetit, Mirel: Gjeni konsensus, Bregu: Të jetë kusht për në BE
TIRANË- Në konferencën përmbyllëse të takimit të Stabilizim-Asociimit mes BE dhe Shqipërisë, drejtori për Ballkanin në KE, Pierre Mirel vlerësoi arritjet dhe ecurinë pozitive të Shqipërisë në disa drejtime.
Duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së dialogut politik, për të çuar përpara projektin e rëndësishëm për integrimin e vendit në BE, Mirel theksoi edhe nevojën e arritjeve konkrete në luftën kundër krimit e korrupsionit. Sipas Mirel, heqja e imunitetit është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të përparimit drejt BE-së.
“Heqja e imuniteteve do të ishte me rëndësi, duhet gjetur një balancim. Të jesh i pavarur nuk do të thotë të mos kesh kujt t’i japësh llogari. Sigurisht ekziston një balancë midis të qenit të pavarur nga një anë dhe llogaridhënies nga ana tjetër.”- u shpreh Mirel.
Drejtori për Ballkanin në KE rënditi disa nga arritjet e Shqipërisë, duke vlerësuar kryesisht “punën e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, ngritjen e grupit të punës për rregulloren e parlamentit dhe sinjalet e mira përsa i përket një dialogu konstruktiv që po vazhdon në vend dhe miratimin e disa ligjeve që kërkonin 3/5 e votave në parlament”.
Ndër të tjera, Mirel theksoi edhe rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së pronave në Shqipëri, pasi siç tha ai, ky është një aspekt që e pengon vendin të ecë përpara.
Sipas Mirel, “rezultatet e arritura janë të kënaqshme, por nuk duhet të fshihet fakti që ende ka shumë punë për tu bërë. Angazhimi i qartë dhe i vendosur i qeverisë por edhe i gjithë forcave politike duhet të vazhdojë me të njëjtën frymë dialogu që kemi parë deri tani”, tha ai.
BREGU: HEQJA E IMUNITETIT TE JETE KUSHT PER NE BE
Në një konferencën përmbyllëse për shtyp ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se ky takim i tretë i Komitetit të Stabilizim Asociimit u mbajt në një atmosferë më të mirë politike.
“Komiteti i 3-të Stabilizim Asociimit u mbajt në një atmosferë më pozitive për sa i përket situatës politike, janë miratuar një sërë ligjesh, ka një komision për ngitjen e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare”, tha Bregu, duke shtuar se kjo atmosferë është vlerësuar edhe nga KE.
Ajo garantoi KE se pala shqiptare është e vendosur të miratojë ligjin për heqjen e imunitetit të zyrtarëve, prandaj kërkoi që ky ligj të vendoset edhe si kusht që Shqipëria ta përmbushë për integrimin e saj në BE.
“Lidhur me imunitetin, pala shqiptare e ka një cështje të rëndësishme. Ftoj palën europiane që heqja e imunitetit të vendosët si kusht për integrimin në BE. Mazhoranca ka ofruar mundësitë e saj, le të jetë ky një kusht edhe për opozitën. Qeveria shqiptare angazhim maksimal për të votuar heqjen e imunitetit”, shtoi ajo.
Komiteti ka vlerësuar pozitivisht arritjet e deritanishme sipas Bregut, ndërsa u shpreh më tej se “jemi të ndërgjegjshëm që duhen më shumë përpjekje për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Heqja e imunitetit, Mirel: Gjeni konsensus, Bregu: Të jetë kusht për në BE