Përmirësohet Muamba, tani njeh familjarët e tij
TIRANE-Nga tmerri, në shpresë. Fabris Muamba, futbollisti i Boltonit që pësoi një atak kardiak në fushë, është më mirë. Në komunikatën e fundit të shpërndarë nga klubi i Boltonit dhe nga London Chest Hospital, thuhet se lojtari anglez me origjinë nga Kinshasa “po vazhdon të tregojë shenja përmirësimi”. “Tani mund të marrë frymë vetë, njeh familjaret dhe u përgjigjet në mënyrë korrekte pyetjeve”, thuhet në komunikatë. Përpos këtyre sinjaleve, Muamba do të mbetet në terapi intensive për një kohë të pacaktuar.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)