E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksika tronditet nga tërmeti me magnitudë 7.6 i shkallës rihter

MEKSIKË- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 të shkallës rihter tronditi sot brigjet e Meksikës, duke shkaktuar panik tek qytetarët të cilët dolën menjëherë nga shtëpitë.

Dëshmitarët thanë se ndërtesat ishin lëkundur në kryeqytetin e vendit, Meksiko Siti për rreth një minutë duke bërë që punonjësit e shpëtimit të vihen menjëherë në gatishmëri të lartë.

Sirenat mund të dëgjoheshin në mbarë qytetin, ndërsa sinjalet e antenave celulare dhe rrjetet telefonike ndaluan së punuari. Nga informacionet paraprake mësohet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme.
(el.me./BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›