E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit, PS kundër arrestimit të deputetëve

Partia Socialiste propozoi dje në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve dy drafte ligjore për heqjen e imunitetit dhe zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorit të Përgjithshëm me shumicë të cilësuar. Draftet prekin të paktën 9 nene të ligjit themeltar të shtetit.

Sa i takon nenit 73 të Kushtetutës, që i referohet deputetit, PS-ja propozon ndryshimin e skemës se si mund të hetojë dhe të arrestojë Prokuroria. Nëse sipas PD-së Prokuroria mund ta arrestojë një deputet dhe vetëm nëse ky veprim cenon funksionimin e Parlamentit, ky i fundit mund ta rrëzojë këtë masë, për PS-në, organi i akuzës nuk ka të drejtë të bëjë arrestime pa marrë më parë lejen e Kuvendit.

Ne paketen e propozimeve te PS eshte edhe ai për miratimin e Rregullores së Kuvendit. Sipas opozitës, ligji që rregullon marrëdhëniet në Parlament duhet të miratohet me shumicë të cilësuar votash.

(Lajmin e plote, se cfare propozon opozita, se bashku me draftin e PS per kete ceshtje e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes “Panorama”)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›